• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koeman flet për gjithçka: Dëbimi i Suarezit, shpërthimi i Messit, merkatoja dhe objektivat

by A R
27/09/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka dalë në konferencë shtypi para debutimit të tij zyrtar në stolin katalanas. Ai do të luajë kundër Villarreal të dielën në “Camp Nou” (ora 21:00) dhe e ka bërë të qartë pozicionin e tij në lidhje me të gjitha frontet e hapura: Suárez, Messi, Riqui Puig, ardhja e një “9”…

Villarreal – “Jemi përgatitur mirë. Ne kemi punuar shumë në tri apo katër javët e fundit, ndaj jemi gati”.

Grupi – “Ju gjithmonë duhet të flisni për ata që janë, ose për nënshkrimet që mungojnë. Kanë mbetur edhe dy javë merkato për ta përmirësuar skuadrën, por duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi në dispozicion”.

Messi, ende i zemëruar – “Është normale për mua të jetë i trishtuar, sepse një mik iu largua nga klubi. Ata kanë jetuar së bashku për vite me radhë, por e rëndësishme është se si Messi po stërvitet dhe luan. Ka qenë një shembull. Është prekur nga zhvillimet e ndryshme, por është kthyer me padurim në stërvitje. Do ta tregojë përkushtimin maksimal ndaj fanellës në çdo ndeshje”.

Biseda me Suárez – “Dukem si njeri i keq dhe nuk jam. Unë e kam respektuar atë. I thashë se mbase nuk do të kishte minuta, por nëse qëndronte, unë do të mbështetesha tek ai. Nuk ishte vetëm vendimi im, por edhe i klubit. Këtu ka të rinj me mundësi dhe kjo është pjesë e futbollit. Unë dhe Luis e respektojmë njëri-tjetrin. Ai kishte shansin të largohej dhe i uroj fat”.

Riqui Puig – ”Nuk është e vërtetë që nuk e kam në plane atë. Ai është në listën e skuadrës së nesërme. Të rinjtë duhet të luajnë ndeshje; te Barça B ose diku tjetër. Ai ose Aleñá do të kenë mundësi aktivizimi me mua, nëse vendosin të qëndrojnë në ekipin e parë”.

Lautaro dhe Depay – “Asgjë nuk përjashtohet, por siç thashë, unë përqendrohem te lojtarët që kam në dispozicion. Barça gjithmonë duhet të jetë e përgatitur për ta forcuar veten me lojtarë të spikatur”.

Ansu Fati – “Ai është një talent i madh, por duhet të mësojë ende mjaft gjëra. Nëse ka debutuar me ekipin e pare, kjo do të thotë diçka. Edhe Luis Enrique e ka thirrur për diçka në kombëtare. Ai zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme. Është një lojtar i së ardhmes, por në moshën e tij konsiderohet mbresëlënës. Ka nivel për ekipin e parë të Barçës”.

Situatë e trazuar – “Kur duhet të bëhen ndryshime, unë e di që ka njerëz pro dhe kundër. Do të përqendrohem te puna, jo te polemikat e askujt”.

Víctor Font nuk e mbështet – “Unë e respektoj mendimin e tij, por drejtoj një ekip dhe dua të fitoj ndeshjet. Kjo është ajo, tek e cila duhet të përqendrohem. Nuk kam pse shpenzoj energji me të tjerët”.

Roli i Coutinho – “Së pari, duhet ta vendosni secilin lojtar në pozicionin e tij më të mire. Ai mund të luajë si “10”, por edhe lirshëm në krahun e majtë. Cilësia e tij ofensive është e padiskutueshme, por gjithashtu pëlqen të mbrojë dhe ta ndihmojë ekipin. Unë jam i interesuar që të tregojë cilësitë e tij ndaj zonës, sepse ka një goditje të mirë. Më pëlqen dhe shpresoj që të triumfojë te Barça këtë sezon”.

Pritshmëritë personale – “Spanja është ndryshe, ka më shumë media, më shumë interes për futbollin. Gjithmonë ka thashetheme. Unë e kam jetuar këtë ambient si lojtar. Dhe nëse ka probleme, duhet të flasësh”.

Ter Stegen – “Ai është i dëmtuar, ende nuk e di kohën e rikthimit. Mbase për dy javë, por Neto po punon shumë mirë. Jam i lumtur me të dhe me dy portierët e rinj që kam”.

Next Post
Klea Huta pjesë e një skene erotike? Reagimi i befasishëm i Elgit Dodës

Klea Huta pjesë e një skene erotike? Reagimi i befasishëm i Elgit Dodës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In