Nga Eduard Zaloshnja
Portali amerikan RealClearPolitics publikon në kohë reale luhatjet e koeficientëve të kompanive kryesore të basteve për garën presidenciale amerikane. Aktualisht, mesatrja e koeficintëve për fitoren e kandidatit demokrat Bajden është 1.68, ndërsa për fitoren e Tampit është 2.7. Që do të thotë se bastëvënësit i japin mesatarisht një probabilitet 59.4% fitores së Bajdenit dhe 36.9% fitores së Trampit.
Kjo është diferenca më e madhe e regjistruar deri më sot në bastet e muajit korrik mes dy kandidatëve në një garë presidenciale amerikane. Deri në fund të majit, ishte Trampi në epërsi ndaj Bajdenit në baste (shihni grafikun shoqrues), edhe pse ky i fundit kishte epërsi në sondazhe. Nga qershori e këtej Bajdeni është parashikuar si fitues nga bastëvënësit, me diferencë gjithnjë në rritje.
Në fakt, edhe kompania e parashikimeve të garave poitike, Cook Political Report, parashikon që, po të zhvillohen zgjedhjet në korrik, Bajden e fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.