VLORË
Zjarr në kodrat e Tragjasit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se janë djegur nga flakët parcela me ullinj si dhe kullota ndërsa zjarri vijon ende.
Zjarrfikësja e ka të pamundur të ndërhyjë për shkak të terrenit të thyer, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet me shpejtësi.