• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi Zgjedhor, Votojmë ndryshimet, më pas adresojmë opinionet e “Venecias”

by A R
28/10/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka shprehur sërish vendosmërinë e mazhorancës socialiste, por dhe të Kryeministrit Edi Rama, për të votuar në Parlament Kodin Elektoral dhe për të rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta që e rrëzoi.

Në një komunikim për mediat nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, Balla tha se opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë i mirëpritur, por ndryshimet në Kodin Elektoral do të miratohen sa më shpejt pa pritur se çfarë do të thotë “Venecia”.

Sipas tij, do të veprohet në këtë mënyrë për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2020.

Balla theksoi se pasi të votohet kodi, në momentin që Komisioni i Venecias do të japë opinionin për këto ndryshime, atëherë do të merren në shqyrtim dhe do të vlerësohet për t’u bërë ndryshimet e nevojshme.

“Ne do ta dëgjojmë padyshim, por “Venecia” ka refuzuar kërkesën  e Presidentit për një opinion urgjent. Pra e ka futur në një procedurë normale. Kjo është shumë domethënëse për ata që kuptojnë komunikimin. Në këtë këndvështrim, ne mbetemi të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë që kalon është një ditë e humbur në përgatitjen e zgjedhjeve të 25 Prillit. Kodi do të hyjë në fuqi dhe më pas do të kemi mundësi të mund të adresohen edhe opinionet e “Venecias” edhe përtej 25 Prillit. Shqipërisë i duhet sot Kodi Zgjedhor në fuqi që institucionet të marrin kohën e përgatitjes së zgjedhjeve.  Vetëm kështu si veprojmë ne është e mundur, e kundërta është e pamundur”, deklaroi Taulant Balla.

Eurokomisioneri për Zgjerim, Varhelyi i ka bërë thirrje qeverisë që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në kod, ndërsa Kryeministri Rama është shprehur se mazhoranca do t’i votojë pasi nuk ka kohë për të pritur.

/a.r

Next Post
Zv.ministri grek provokon nga Gjirokastra: Helenizmi është një dhe i pandarë!

Zv.ministri grek provokon nga Gjirokastra: Helenizmi është një dhe i pandarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

January 20, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes, Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

January 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD etj

January 20, 2026
Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

January 20, 2026
Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

January 20, 2026
“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In