• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi Zgjedhor kërkon thjesht të ulet pabarazia, pa… demokracinë

by Ben Andoni
21/01/2024 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Deviza “Partia mbi të gjitha” të përplasej kudo para syve në Shqipërinë e para viteve ’90 dhe kur i shtohej edhe metodologjia e saj: “Diktatura e Proletariatit” e kuptoje se gjërat ishin të precizuara dhe të vendosura saktë për një drejtim, ku thjesht duhet të bindeshe, por jo të angazhoheshe ndryshe. Diktatura e proletariatit, në mendimin socio-politik marksist, i referohej shteti ku proletariati mbante kontrollin e pushtetit politik. Njihet me termin “diktaturë” sepse e ruan dhe kontribuon për ‘aparatin shtetëror’, së bashku me mjetet e forcës, që ushtron. Ata që asokohe jetuan në moshë madhore ia dinë mirë kuptimin.

U besua se ndërrimi i sistemit në vitet ’90 dhe motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” do të sundonte në mendimin dhe veprimin e politikanëve, që u ngjitën në pushtet. Por për të ardhur keq është se pak herë arritëm të bënim zgjedhje deridiku të mira (sintaksa e afërt me shprehjet e OSBE-së), kurse e kemi ndërruar rreth 13 herë Kodin Zgjedhor dhe nuk kemi bërë dot zgjedhje me parametra të larta. Pothuajse nuk kujtohet njeri nga politikanët se: akti kushtetues i 30 korrikut 2020 e bën taksative për çdo parti politike, që minimalja e përfaqësimit duhet ta ketë jo më pak se 2/3 e listave për deputet të hapura. Anipse kaosi vazhdon. Klasa aktuale politike mban peshën kryesore, pasi ata janë aktorët kryesorë të kësaj skene po edhe rregullave të lojës. Dhuna e sotme e PD-së është thjesht pasojë, kurse arroganca e PS-së i ka lodhur. Mungesa e shpresës, që buron nga qëndrimi i tyre, i ka bërë shqiptarët të ikin, si alternativë. Filozofi Chomsky e përcaktonte si fenomen më të gjerë atë që po ndodh me demokracinë ngado: “Nëse supozoni se nuk ka shpresë, ju e garantoni se nuk do të ketë shpresë. Nëse supozoni se ekziston një instinkt për liri, se ka mundësi për të ndryshuar gjërat, atëherë ekziston mundësia që mund të kontribuoni për të bërë një botë më të mirë”. Kuptohet se nuk është ky rasti i Shqipërisë.

Ndoshta ndaj zgjedhjet më të mira, mbahen mënd ato që u bënë fill, pas diktaturës në vitin 1992, kur njerëzit kishin akoma besimin se po vendosnin principe. E tillë, ka qenë gjendja edhe pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët luftuan jo vetëm kundër fashizmit (paçka përplasjeve të brendshme civile), por edhe me optimizmin e besimin se pas do të vinte një kohë e vërtetë demokratike. Zhgënjimi erdhi pikërisht nga njerëzit që u besohej më së shumti. Me kulturën e mangët demokratike, ende sot nuk kuptohet se demokracia ndërtohet për çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, por në parlamentin tonë, njerëzit e PD-së me dhunën e përdorur nuk arrijnë as ta perceptojnë atë që është jashtë binomit Berisha-Bashës, ashtu si njerëzit e maxhorancës kur artikulojnë dhe përcjellin fjalët e Ramës: se nuk kanë kohë për opozitën, nuk kuptojnë në thelb se politika është marrëveshje. Ajo që të shqetëson është se një pjesë e njerëzve që janë sot kanë qenë deri protagonistë të komunizmit dhe me veprimet e tyre treguan se: nuk mund të ndryshojnë aq lehtë. Shikoni shumë nga partitë tona kryesore, me kryetarë të pandërruar prej dekadash të tëra, e që paçka humbjeve sistematike nuk japin dorëheqje! Shikoni mentalitetin e tyre! Por më shumë se kaq politikanët, sidomos pas 1992, kuptuan “përfitimet”: se mund të manipulohen listat dhe të dorëzohen në sekondat e fundit të afateve për interesat e brendshme; nuk kanë turp që militantët agresivë i kanë aktivë; nuk shqetësohen të mos i deklarojnë fondet dhe të gjithë mekanizmin e përdorimit të tyre; apo faktit që në këtë mënyrë janë nga subjektet më të përfolura për larjen e parave. E për të ardhur keq është se me tagrin që ka sot KQZ nuk i kontrollon dot, ashtu si përdorimin e burimeve të ndryshme të administratë dhe detyrimin. Pak prej tyre, angazhohen seriozisht që ta vinin në jetë votimin e diasporës apo rekomandimin tjetër të Kushtetueses për Herësin, duke i bërë të gjithë kundër të gjithëve, por duke mos menduar seriozisht për të ulur këtë pabarazi. Dhe, përgatitja për Kodin e vonuar Zgjedhor, i manifeston të gjitha. Ndaj ajo që të vjen ndërmend është diçka që një nga filozofët dhe sociologët e njohur (Chomsky) e thoshte shumë më mirë për demokracinë në përgjithësi: “Aristoteli kishte të drejtë – mënyra për të kapërcyer paradoksin e demokracisë është thjesht duke reduktuar pabarazinë, jo duke ulur demokracinë”. (Javanews)

 

Next Post
Rama për 21 Janarin: Krim shtetëror i pahetuar. Drejtësia nuk do të vijë shpejt, por nuk do të harrojë!

Rama për 21 Janarin: Krim shtetëror i pahetuar. Drejtësia nuk do të vijë shpejt, por nuk do të harrojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In