Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Etilda Gjonaj i ka dërguar një kërkesë Kuvendit, me anë të së cilës i kërkon ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor.
Kjo kërkesë vjen, pasi thuhet se kufizimi i gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor bie ndesh me frymën e reformës në drejtësi.
Ministria kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor te pikat e Kolegjit Zgjedhor për të mos kufizuar anëtarët e kolegjit për t’u promovuar apo lëvizur në rastet e organizimit të gjykatave.
Në kërkesë thuhet se Kodi Zgjedhor i ndalon anëtaret e Kolegjit të marrin detyra të tjera për katër vite, ndërkohë anëtarët e Kolegjit nuk shkojnë dot në Gjykatën e Lartë ku kanë aplikuar.
/a.r