• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodi ynë zgjedhor, një plagë që se mbulon dot retorika politike

by Ben Andoni
19/06/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Retorika e çartur e politikanëve për fushatën e zgjedhjeve 2017 ka arritur kulmin në ditët e fundit para të dielës së 25 Qershorit. Flitet për timonin e Ramës, flitet për himnin, për armatosjen e Ilir Metës, flitet për foton blic të takimit 10 sekondësh të Bashës me Trump, flitet për taksa, flitet për papunësi, por pothuaj asgjë për atë që na kritikojnë të gjithë: zgjedhjet. Sepse këto të fundit kurrë nuk do të bëhen si duhet tek ne, duke treguar realisht edhe nivelin e vërtetë të demokracisë shqiptare.

Kështuqë kur arrihet që të ndryshohet thjesht nga politika data e zgjedhjeve, kur Parlamenti miraton nga pakti politik ndryshimet ligjore që e anashkalojnë Kodin Zgjedhor, kur vetë KQZ vendimet nuk i mbështet në ligj si në rastin e dy partive të mëdha, kur partitë si PD-ja shpërfillin afatet e mandatuara me ligj, atëherë llogarit se çfarë mund të bëjë kryetari i aksh qendre të votimit në një zgrip vendi, por qoftë edhe afër kryeqytetit, si mund të sillet ai me simbolikën apo në numërimin e votave!

Një vit më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Kuvendit shqiptar të ndryshonte Kodin Zgjedhor, madje duke i sugjeruar edhe pikat ku mund të ndërhyhej dhe që lidheshin me përmirësimin e standarteve të zgjedhjeve të shkuara. Në një nga pikat vlerësohej si e palogjikshme numri i vëzhguesve dhe personat politikë që bënin presion ose këshillonin njerëzit e tyre në qendrat e votimit. Si ndikonin ata mbi numëruesit e partive të tyre duke e vonuar shëmtuar procesin zgjedhor por edhe sfilitjen e këtyre sepse shumë syresh kishin qenë edhe komisionerë në qendrat e votimit. E nuk mbaronte këtu, sugjerimeve i shtohej sjellja harbute në disa raste e numëruesve dhe kushtet klimatike, që krijoheshin nga dyndjet. Atëkohë, KQZ këshilloi që një Kodi i ri Zgjedhor duhet të ndalonte komisionerin e KQV të emërohej edhe si numërues. Madje shkoi në gjëra më specifike: kishte KZAZ të mëdha për të cilat u kërkua rritja e numrit të tavolinave, por në këtë rast do duheshin mjedise të mëdha. Megjithëse propozimet ishin edhe disa nga rekomandimet i ODHIR, partitë politike shqiptare pothuaj e futën në sirtar Kodin Zgjedhor ose më keq akoma e nënvleftësuan hapur, duke iu derdhur njëra-tjetrës me luftën e zakonshme bajate. Ndryshimet e Kodit edhe me apelet e aktorëve të ndryshëm, nuk u bënë deri kur plasi kriza e të ashtuquajturës “Çadër e Lirisë”.

Epilogu arriti në zgrip të afateve të mbylljes së krizës kur politika u pa se as nuk e përfillte fare Kodin Zgjedhor. Vetëm një pakt i vogël, pas ardhjes së emisarëve të huaj, bëri që zgjedhjet të shtyheshin, teksa u pa se negociatorët ndërkombëtarë arrinin të vendoseshin edhe mbi ligjin. Paçka se ajo ishte detyrë thjeshtë e presidentit, atij iu bë fakt i kryer ajo që vendosi politika e madhe (Lexo takimi Rama-Berisha) natën e 18 Majit. Dhe, marrëveshja e dy të mëdhenjve parashikoi afatin vetëm për regjistrimin e partive opozitare dhe listave të tyre të kandidatëve, ndërsa nuk u lejua regjistrimi i koalicioneve dhe i partive të tjera të vogla që nuk bënin pjesë në kampin opozitar, megjithëse fajtorë të situatës ishin pikërisht ata.

Dhe jo vetëm kaq, ndryshimet e Ligjit për Partitë Politike, të cilat u miratuan si pjesë e marrëveshjes Mcallister+, përcaktuan monitorimin e financimit të partive përgjatë fushatave. Në fakt edhe vetë Kodi Zgjedhor e kufizonte monitorimin e financimit të partive politike jashtë periudhës së 30 ditëve zyrtare të fushatës. Me pak fjalë, ajo që bëhej në parlament nuk shkonte fare me Kodin Zgjedhor.

Të gjitha këto e bënë autoritetin e KQZ-së të arrinte në këtë vit në nivelin më të ulët. PD nuk arriti të dorëzonte listat e plota të kandidatëve, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të 26 majit. Dhe, KQZ i dha 24 orë afat PD-së për të plotësuar mangësitë në lista, edhe pse ligji nuk të jep asnjë mundësi në këtë rast…

“Lidhur me kodin, ky është një kod i mallkuar zgjedhor që në 2008-n, një kod i bërë në errësirë nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe përsëri ky kod dëshiron të mbajë në errësirë zgjedhjet në Shqipëri për fat të keq.Sepse nëse ka një konsensus është ai i nëndheshëm për të penguar çdo përpjekje që rrit transparencën e procesit zgjedhor dhe që e kalon atë nga dy-tre duar në një proces të hapur, konkurrues dhe demokratik. Pasojat e krizave të këtyre viteve, të gati një dekade, janë pasojat e kodit të bërë në errësirë me ndryshimin e dhunshëm që iu bë Kushtetutës me konsensusin e madh”, e pohoi hidhur pak javë më parë kryetari i parlamentit dhe kryetari i LSI-së Meta, por pa mundur në Legjislaturën e drejtuar prej tij, që t’i japë udhë problemit dhe të drejtojë një proces, që e mbajnë peng prej vitesh partitë e mëdha. (Javanews)

Next Post
Google të paralajmëron po e teprove me pornografinë

Google me platformë kundër terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In