• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘“Kodi sipas standardeve të BE dhe Bundestagut”’/ Ruçi: Askush nuk e kishte menduar se kjo ditë do vononte kaq shumë

by Java News
05/10/2020 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në hapje të seancës së sotme ka mbajtur një qëndrim lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ruçi thekson se kjo seancë është stacioni i fundit i Reformës Zgjedhore që me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për t’iu afruar pritshmërive të qytetarëve.

Sipas tij, Kuvendi iu afrua maksimalisht të gjitha alternativave të mundshme të forcave politike dhe thekson se ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor janë të standardeve europiane.

Ai kërkoi nga deputetët që të votojnë pro këtyre ndryshimeve që do të përmirësojnë proceset zgjedhore në të ardhmen.

”Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,
Kjo seancë është stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë, që nisi me ngritjen e Komisonit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në fillim të kësaj legjislature.
Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri.
Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre.
Standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që po miratojmë sot, janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udhëhartat kryesore nga të cilat udhëhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik e ligjor të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Askush nuk e kishte menduar se kjo ditë do të vononte kaq shumë, duke pasur parasysh se Komisionin për Reformën Zgjedhore e ngritëm që në fillim të legjislaturës.

Vonesa ndodhi, jo se nuk dëshiruam, por nuk mundëm. Miratimi i reformës zgjedhore u vështirësua nga pengesa të paparashikuara. Por asgjë nuk e pengoi Kuvendin e Shqipërisë të ecë me vullnet e guxim drejt konkludimit të këtij procesi.
Nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu, duke harmonizuar alternativat e shumicës me opozitën parlamentare dhe opozitën jashtë Kuvendit.
Disa herë dhe për mjaft çështje, diferencat midis projekteve të opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare ishin më të mëdha sesa diferencat e tyre me projektet e shumicës qeverisëse.
Megjithatë, ju ftoj të shohim përpara. Ne as prisnim dhe as insistojmë të kemi konsensus politik për gjithshka. Në një republikë parlamentare, konsensusi i plotë dhe për gjithshka është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si një konsensus parlamentar kushtetues.
Ligjet dhe vendimet që miratojmë sot nuk janë një produkt laboratori, por rezultat i një procesi politik e parlamentar real, që mbështetet në themele të forta kushtetuese.

Kuvendi është i bindur se përfitimet nga ligjet që miratojmë sot janë joproporcionale me kontributet në proces. Por këtë e pranuam me vetëdije, për hir të rikthimit në proces të opozitës jashtëparlamentare.
Si Kryetar i Kuvendit, sot i falenderoj të gjithë, si kontribuesit, ashtu edhe oponentët e këtij procesi dhe të këtyre produkteve.
Falenderoj Komisonin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Komisionin e Ligjeve, komisionet parlamentare, komisionet e tjera të ngritura nga Kuvendi si edhe gjithë deputetët për kontributin e tyre në këtë proces.
Falenderoj Këshillin Politik, i cili si një organizëm jashtëparlamentar, kontribuoi në këtë proces si edhe opozitën joparlamentare për hapin e parë të kthimit në sistem.
Falenderoj opozitën parlamentare që pranoi sfidën e bashkëpunimit me opozitën jashtë-parlamentare.
Natyrisht, falenderoj shumicën parlamentare, e cila në këtë proces nuk u soll si triumfatore, por si një shumicë dorështrirë, e cila disa herë e vendosi me vetëdije veten në pozitën e negociatorit, madje edhe të opozitës.
Ju ftoj të gjithëve të votojmë pro ligjeve dhe vendimeve që janë në rendin e ditës të kësaj seance.
Ju faleminderit.”- tha Ruçi.

g.kosovari

Next Post
‘Do ktheheni në sistemin e diktaturës”/ Gjuzi: PS të mos votojë Kodin Zgjedhor, nuk u morën parasysh propozimet tona

'Do ktheheni në sistemin e diktaturës”/ Gjuzi: PS të mos votojë Kodin Zgjedhor, nuk u morën parasysh propozimet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In