• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kodi rrugor në Shqipëri i prapambetur”/ Gonxhe: Karagjozët në TikTok tregonin shpejtësinë pas aksidentit, po gjurmojmë…!

by Java News
17/03/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me ndryshimet e reja të kodit rrugor të cilat janë ndërmarrë me synimin për parandalimin e aksidenteve.

Sipas tij kodi rrugor në Shqipëri ka mbetur mbrapa në kohë dhe se për të kryer ndryshimet që i nevojiten duhet shumë punë dhe studime.

Gonxhe tha se pas aksidentit tragjik pranë TEG-ut, ka pasur një psikozë kolektive të të rinjve në TikTok që kanë shfaqur shpejtësitë e tyre në video, të cilët sipas tij po identifikohen dhe po gjurmohen.

Ai shtoi më tej se aksidentet e javëve të fundit në vend kanë ndodhur edhe për shkak të disa problematikave si në rastin e Kavajës, ku një makinë ra në kanal në një rrugë pa barriera apo tabela, gjë që sipas tij është përgjegjësi e autoriteteve vendore.

“Kemi bërë një diskutim të gjatë me bashkëpunëtorët tanë, kemi që në korrik që diskutojmë në komisione parlamentare ndryshime. Kodi është shumë i madh dhe kërkon më shumë punë me studime dhe parashikime për një ndërhyrje të fortë. Kodi ynë rrugor ka mbetur pak mbrapa në kohë, është pak i prapambetur.

Nuk mund të parashikojmë ato që ndodhën në javët e fundit. Për t’iu kthyer ngjarjeve në javët e fundit, sepse ato tregojnë shumë. Ka një psikozë kolektive dhe pati një antisjellje nga një numër “karagjozësh” TikTok-u që u eksituan pas aksidentit dhe tregonin shpejtësinë në video. Këto adresa po identifikohen dhe ende po gjurmohen, do i shkojmë deri në fund.

Aksidenti në Dibër që ndodhi, i biri i merr mjetin të atit që ka humbur lejen, i biri pa leje merr mjetin dhe aksidentohet dhe vdes pasagjeri i tij në moshë të re. Këtu kemi një nga modelet më të këqija te një i ri, është vetë familja. Vijojmë te gruaja në Kavajë që ra në kanal, nuk e di cili autoritet mbulon atë kalim, ka mungesë përgjegjësie, askush nuk tha a mund të ketë një kalim mbi kanal me ujë pa asnjë tabelë apo mbrojtje. Ajo nuk ka qenë duke shpejtuar dhe ka dalë nga ky kalim pa barriera duke rënë. Çdokush mund të binte nga kjo rrugë.

Përgjegjësia institucionale bazohet në statistika, një investigim deri në fund dhe më pas marrim masa. Ne kemi 33% më pak aksidente në moshat nën 25 vjeç nga viti 2018. Nga kjo pikëpamje çdo drejtor do ishte i lumtur. Viktima nxirret video në TikTok duke i dhënë makinës me një gisht në Unazë, këtu kemi me abuzim të ligjeve të fizikës. Nuk është çështjes sinjalistike nga kjo pikëpamje”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Pasi banorët e akuzuan për strategji të vjedhur, kanadezi i del në mbrojtje Luizit: Ju tregoj të vërtetën e “Big Brother”

Pasi banorët e akuzuan për strategji të vjedhur, kanadezi i del në mbrojtje Luizit: Ju tregoj të vërtetën e "Big Brother"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In