• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kodi i ri hap rrugën e gjykimit për ish-presidentët dhe ish-kryeministrat

by Java News
30/12/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushtetuta e re Shqipërisë, e cila parashikon ngritjen e Gjykatës Speciale, për gjykimin e akuzave ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetëror, është reflektuar në Kodin e ri të Procedurës Penale. Projektligji me ndryshime, i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, bazuar në praktikën gjermane dhe austriake, i hap rrugën shembjes së murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke krijuar një bazë të re ligjore për rihapjen dhe gjykimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, përgjatë të gjithë trajektores së pluralizmit në Shqipëri. Gjithashtu, me miratimin e ndryshimeve, Byroja e Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme mund të hetojnë dhe të ngrenë akuza për terrorin e ’96, për furnizimin me naftë të makinerisë së luftës së Millosheviçit, për zhdukjet dhe torturimet nga SHIK-u, për urdhrat për shtypjen e popullit në ’97, për grushtin e 14 Shtatorit të ’98, për shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit, për një sërë me krime ekonomike si dhe për çdo dosje të pagjykuar apo e gjykuar pjesërisht. Kodi i ri të Procedurës Penale pritet të miratohet dhe zbatohet gjatë vitit 2017, çka përkon edhe me ngritjen e institucioneve të reja kundër krimit dhe korrupsionit, si Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata Speciale.

Ndryshimi
Ndryshe nga Kushtetuta, projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ka bërë një saktësim sa i takon kohës së kryerjes së veprës penale nga ish-funksionarët e lartë, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Konkretisht, projektligji parashikon që, ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-ministrat, ish-kryebashkiakët, ish-deputetët etj., do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Nëse për funksionarët në detyrë nuk ka një saktësim apo kufizim kohor, ligji i ri parashikon që ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me të gjithë ish-funksionarët e tjerë të parashikuar në Kushtetutë, do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës. “Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë̈, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në projektligj, i cili ndryshon nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Tentativa për amnisti
Gjatë hartimit dhe diskutimit të projektit kushtetues, pati një tentativë për të përjashtuar ish-ministrat e qeverisë “Berisha” nga kompetenca e Gjykatës Speciale. Në variantin e parë të projektit kushtetues, në nenin 13, i cili ndryshonte nenin 135 të Kushtetutës, parashikohej që Gjykata Speciale gjykonte akuzat për anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, duke përjashtuar ish-ministrat para viti 2013. Pas një presioni të madh qytetar, mediatik dhe politik, kufizimi kohor u hoq.

Kodi i ndryshuar i Procedurës Penale
Neni 50
Neni 75/a ndryshohet si më poshtë: “Neni 75/a. Kompetencat e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon:
a) Krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e;
b) Çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal;
c) Akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.
c) Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Kodi në fuqi i Procedurës Penale
Neni 75/a
Gjykata e krimeve të rënda gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79, shkronja “ç”, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 245, 260, 265/a, 265/b, 265/c, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ç, 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, duke përfshirë edhe rastet kur ato janë kryer nga të miturit.

Kushtetuta e re
Neni 13
Neni 135 ndryshohet si vijon:
1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat
e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.
2. Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar,
si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.
3. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata të tjera për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.
4. Gjyqtarët e gjykatave të posaçme që parashikohen në paragrafin 2, të këtij neni, emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Gjyqtarët e gjykatave të posaçme shkarkohen nga detyra me dy të tretat e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme, si dhe familjarët e afërm të kandidatëve, para emërimit, i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Energjia, fatura e re me format kuponi dhe printohet nga matësi

ERE siguron: Çmimi i energjisë për qytetarët nuk ndryshon deri në mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In