• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kodi i ri Rrugor: Tahiri-Haxhinasto-Nikolla: Më shumë siguri për transportin e fëmijëve

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ministra të qeverisë Rama, ai i Brendshëm Tahiri, i Transporteve Haxhinasto dhe ajo e Arsimit Nikolla dolën në një konferencë të përbashkët për mediat pak ditë para hyrjes në fuqir të ndryshimeve në Kodin Rrugor.

Këto ndryshime të miratuara nga parlamenti me shumicë të cilësuar parashikojnë rregulla më strikte për sigurinë rrugore, veçanërisht për transportin e nxënësve dhe fëmijëve në tërësi.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit nga të gjithë për ti bërë rrugët më të sigurta. Ai thase masat që do të aplikohen nga fillimi i vitit tjetër.

“Kemi sjellë një mendje tjetër në kuadër të sigurisë rrugore dhe garantimit të rregullave të cilat shpëtojnë jetë dhe i japin një tjetër çmim jetës së qytetarëve të cilët përdorin rrugën qoftë si pasagjerë apo përdorues të mjeteve të tjera. Fakt mbetet që bilanci i aksidenteve në rrugë është shqetësues. Kërkohet bashkëpunim nga të gjithë për ti bërë rrugët tona më të sigurta. Nuk mjafton ligji, aktet, masat e policisë apo Autoritetit Rrugor, nuk mjaftojnë masat represive kur vjen puna tek bashkëpunimi dhe sensibilizimi i qytetarëve për ti bërë rrugët tona më të sigurta. Gjysma e jetëve të humbura në rrugët shqiptare janë si pasojë shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, shpesh një mjet me një këmbësor. Trashëgojmë një situatë ku çdo institucion arsimor përdor mjete pothuajse të rastit për transportin e nxënësve. Ky është një investim që garanton mirëqenien e familjeve shqiptare dhe mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve. Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë për sot dhe për nesër. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri, vitin tjetër fillon aplikimi i këtyre masave.”­ tha Tahiri.

HAXHINASTO

Ministri Haxhinasto tha se paketa e re të masave të transportin rrugor ka pasur efekte për sigurinë rrugore.

Ai apeloi që drejtuesit ti referohen Kodit Rrugor të Shqipërisë për sa i përket transportit të fëmijëve.

“I bëj thirre drejtuesve të mjeteve në rastet e transportit të fëmijëve, kur fëmijët janë në automjet, t’i kenë parasysh kërkesat që ka Kodi Rrugor i Shqipërisë. Të jenë shumë të kujdesshëm gjatë drejtimit, të mos e drejtojnë nën efektin e alkoolit, të mos kemi asnjë aksident në rrugët tona”,­ tha ai.

NIKOLLA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ky është vetëm akti i parë që lidhet me sigurinë e transportit të fëmijëve.

Ministrja përfitoi nga rasti për tu uruar fëmijëve nxënësve dhe prindërve shqiptarë një vit të ri të gëzuar dhe një fillimviti të mbarë në të gjitha aspektet e veprimtarisë së tyre.

Next Post

Plako, t’majt e jotja…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In