Qeveria ka bërë ndryshime në Kodin e Punës, të cilat pritet të sjellin më shumë të drejta për punëmarrësit dhe të rritet lufta kundër informalitetit në punë.
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi në Komisonin për Çështjet Ligjore, ku paraqiti projektligjin për ndryshime në Kodin e Punës, theksoi se do të rriten mekanizmat ligjor të munguara në tregun shqiptar siç janë agjencitë e punësimit të përkohshëm.
“Është evidentuar në raport me kompanitë e mëdha që po afrohen tashmë masivisht në vendin tonë, që ka shumë nevojë për një mekanizëm të ndërmjetin për të realizuar punësimin masiv të punonjësve të kualifikuar shqiptar”, – u shpreh Klosi para deputetëve.
Një ndër risitë që do të ketë Kodi i Punës është dhe krijimi Agjenisë së përkohshme të punësimit.









