Ministrja e Mbrojtjes ka reaguar sot në Facebook, ku ka vendosur si foto profili edhe shiritin e zi. Në një postim të veçantë, Kodheli shkruan se dy pilotët e rinj ranë në lule të moshës dhe në krye të detyrës.
Postimi i plotë i Kodhelit:
Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!
Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.
E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.
Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.
I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.
Lutem për shpirtin e tyre.
Shërim të shpejtë Geraldit!