• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli thirrje maturantëve për tu bërë pjesë e FA, Veliaj: Nuk ka më fletë-rrufe për në ushtri

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranes,  Erion Veliaj zhvilluan të hënën një takim me nxënës maturantë nga shkollat e mesme të Tiranës, lidhur me fushatën e rekrutimeve për ushtarë-detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

Gjatë takimit u vu theksi tek rëndësia e të qënurit pjesë e Forcave të Armatosura, ku Ministrja Kodheli vuri në dukje, avantazhet e të punësuarve pranë FA.

“Unë ju siguroj që nuk është e thjeshtë të bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura, përkundrazi është e vështirë, por jo e pamundur. Ajo çka dua të ndaj sot me ju është mundësia e jashtëzakonshme për këdo që do të jetë pjesë e Forcave të Armatosura. Studentët tanë studjojnë në akademitë më të rëndësishme botërore ushtarake. Mobilizohen dhe marrin specialitete nga më të rrallat, të pazëvendësueshme. Kanë mundësi të rriten në gradë, të trajnohen edhe pasi shkollohen, kanë mundësi të kenë shërbim shëndetësor të një mënyre të veçantë, më të privilegjuar”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se uniforma e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, është një uniformë e respektuar në arenën ndërkombëtare, pavarësisht që sipas tij, jemi një vend me potencial të vogël në njerëz dhe financa.

“Dinjiteti nuk është çështje mundësish apo financash. Është çështje sjelljesh dhe integriteti në profesion. Lajmi i mirë është që disa prej administratorëve tanë janë të lidhur me ushtrinë apo kanë qenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Më tej, Veliaj shtoi se “ky rekrutim është shumë më ndryshe se fletë-thirrjet që të gjithë mbajmë mend mbi 30 vjeç, ku shërbimi ushtarak ishte i detyruar. Sot flasim për një rekrutim dinjitoz, për një punë të mirëpaguar në Shqipëri. Rekrutimi tani dhe në fund të vjeshtës, (300 rekrutime tani dhe 300 të tjera në vjeshtë), janë një mundësi shumë e mirë për 600 të rinj të Tiranës, për të identifikuar më të mirët. 600 mundësi të mira për punësim, në Forcat e Armatosura. Ky është fillimi i një karriere që të mundëson në shumë fusha të ndryshme”

Next Post

Shqiptarja shkon në Siri me të birin 6 vjeç, akuzohet për rrëmbim personi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In