• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kodheli takon homologen gjermane: Bashkëpunim kundër terrorizmit

by A R
11/05/2016 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Gjermani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u prit në një takim nga homologia e saj znj. Ursula von der Leyen.

Që në krye të herës ministrja Kodheli e falënderoi znj. von der Leyen për ndihmën që Gjermania ka dhënë ndër vite për edukimin dhe trajnimin e personelit ushtarak shqiptar.

Në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar, ministrja Kodheli shprehu falënderimet për qeverinë gjermane, për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e integrimit në NATO dhe sidomos në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Duke folur lidhur me përpjekjet integruese të Shqipërisë drejt BE, ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë znj. Ursula von der Leyen tha se reformat janë të vështira, por puna që ka bërë qeveria juaj, është e dukshme dhe ne ju përgëzojmë.

Ministrja Kodheli vlerësoi ato që ajo i quajti “përpjekje të jashtëzakonshme” të qeverisë gjermane për të ofruar mbështetje të sigurt për mijëra refugjatë që vijnë nga Lindja e Mesme. “Shqipëria nuk është prekur ende nga kjo krizë, por qëndron e gatshme për të kontribuuar në përputhje me kapacitetet tona, si pjesë e një zgjidhje evropiane të koordinuar” – u shpreh ajo.

Dy bashkëbisedueset mirëpritën vendimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s për të nisur një operacion në Detin Egje, për të ndihmuar në çështjen e refugjatëve. Për këtë ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të këtij operacioni, asetet e Forcës sonë Detare.

Sa i përket sfidave më të fundit të sigurisë, ministrja Kodheli tha se Shqipëria është pjesë e të gjitha nismave kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke sjellë në vëmendje marrjen e masave të nevojshme ligjore. “Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s është e gatshme për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për koalicionin kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, duke e konsideruar një rrezik serioz jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën”.- tha ajo.

Ministrja Kodheli i cilësoi luftëtarët e huaj si rrezik dhe sfidë për shoqërinë tonë.

Duke vlerësuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s, bashkëbisedueset mirëpritën ftesën për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë, si dhe shprehën mbështetjen për integrimin Euro-Atlantik të Maqedonisë.

Misionin e KFOR-it në Kosovë, znj. Kodheli e cilësoi si një “histori suksesi” të NATO-s dhe falënderoi ministren von der Leyen, për kontributin dhe praninë e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura gjermane në këtë mision. Ministrja Kodheli shprehu gjithashtu gatishmërinë e vendit tonë për të qenë i pranishëm në Kosovë, për aq kohë sa të kërkohet.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Gjermani, ministrja Kodheli pati takime me këshilltarin ushtarak në qeverinë federale gjermane, gjeneral brigade Andreas Delp, kryetarin e Komisionit parlamentar te Mbrojtjes në Parlamentin gjerman, z. Wolfgang Hellmich dhe komisionerin ushtarak të Parlamentit z. Hans-Peter Bartels.

Në këto takime ministrja Kodheli shprehu falënderime për mbështetjen që Gjermania ka dhënë dhe jep për integrimin e vendit tonë në BE, si dhe siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbushjen e reformave.

Next Post

Durrës/ Mjeti përplas për vdekje një kalimtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In