Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e konsideroi situatën e zjarreve të paprecedentë, nga veriu në jug të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kodheli shprehet se më të tmerrshëm e bën fakti që zjarret janë të qëllimshëm. “Megjithatë FA janë të pranishme kudo, që nga Llogoraja, Palasa, Dukati, Dajti e deri në Velipojë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, shkruan Kodheli.
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në gjithë territorin e vendit, ndërsa FA janë angazhuar me mjete nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.