• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kodheli pret kontigjentin e dytë të misionit në Egje: Përfaqësim digjitoz

by A R
27/03/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zhvilloi një takim tek Komanda e Forcës Detare në Durrës, me pjesëtarët e kontigjentit të dytë të Forcës Detare të sapokthyer nga misioni në detin Egje.

Në këtë takim ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shoqërohej nga komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani dhe komandantë e drejtues të Forcës Detare.

Në fjalën e saj uroi efektivët e kontigjentit për kryerjen me sukses të misionit dhe u shpreh se ishte tepër krenare për gjithçka që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë.

Më tej, zonja Kodheli e cilësoi këtë mision për anëtarët e kontigjentit, si një eksperiencë të madhe, por njëkohësisht edhe një shkollë.

“Jam e bindur që përfaqësimi i denjë i anijes sonë patrulluese dhe i juaji si i barabartë midis të barabartëve me forcat të tjera të Aleancës së Veriut, na nderon të gjithëve, ngre më lart moralin, dinjitetin dhe ngre më lart edhe vlerësimin që qeveria, qytetarët kanë në raport me Forcën e Armatosur të Republikës së Shqipërisë, që vazhdoj ta them, si pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare”, theksoi ministrja Kodheli, e cila falenderoi edhe një herë dhe i uroi suksese kontigjentit të dytë të Forcës Detare që përfundoi misionin.

 “Shpresoj shumë që dhe misioni i tretë që është tashmë i pozicionuar në detin Egje, të vazhdojë nën rrugën e suksesit që ju dhe paraardhësit tuaj hapët në këtë mision unikal, që është pikërisht  misioni i NATO në detin Egje”, përfundoi Kodheli.

Gjatë takimit, komandanti i kontigjentit të dytë, kapiteni i rangut të tretë Silvan Boni, bëri një përmbledhje rreth misionit të kryer nga anija “Oriku” në detin Egje, ku detyra parësore ishte parandalimi i aktivitetit të paligjshëm dhe i kalimit të klandestinëve nga bregdeti i zonës së Republikës së Turqisë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kapiten i rangut të tretë Boni përmendi edhe rastet konkrete me të cilat u përball ekuipazhi që ai drejtoi gjatë këtij misioni, të cilat siç tha ai përfunduan me sukses, duke bërë të mundur parandalimin e kalimit të paligjshëm të klandestinëve.

Kontigjenti i dytë i Forcës Detare, i përbërë nga një grup prej 21 ushtarakësh, shërbeu për rreth 2 muaj në misionin e NATO-s në detin Egje. Aktualisht në këtë mision Shqipëria ka dërguar në detin Egje kontigjentin e tretë, i cili shërben atje prej rreth 1 jave./a.m.

Next Post
E djathta gjermane: Basha futu në zgjedhje, jo qeverisë teknike

E djathta gjermane: Basha futu në zgjedhje, jo qeverisë teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In