• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli flet për negociatat: I kemi bërë detyrat që na u caktuan

by A R
17/10/2019 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli gjatë një interviste televizive tha se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat dhe meriton çeljen e negociatave.

Kodheli u shpreh se duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë, pasi shkojmë në Europë me vlerën dhe traditën tonë dhe jo si qytetarë të dorës së dytë.

“Është një moment i vështirë për shumëkënd. BREX-it, rikonceptimi i Macron për një Europë tjetër, i komplikon gjërat. Duhet të jemi krenarë dhe për arritjet tona. Ne nuk shkojmë në Europë si lypsarë, apo qytetarë të dorës së dytë. Ne shkojmë me traditën tonë”, – theksoi Kodheli.

“Europa ka qenë e turbullt edhe në vendimmarrje të tjera të rëndësishme dhe nuk ka qenë domosdoshmërisht ajo që i ka prerë drutë shkurt. Ne do bëjmë përpjekjen tonë duke pasur miq të mirë që është Europa dhe një Perëndim më i largët akoma”, – shtoi Kodheli.

“Vlerat tona i shtohen atyre europiane. Ne jemi në një pozicion fitues, se i kemi bërë gjërat mirë. Bundestagu ka qenë i qartë, ka pasur një ekspertizë të thellë për të na shtruar në tryezë dy gjëra për ta kapërcyer krizën. Këto kanë qenë Gjykata Kushtetuese dhe Kodi i ri Zgjedhor. Kriza kanë edhe vende të tjera, por mënyra se si e zgjidhin është e ndryshme. Ne si shqiptarë nuk duhet të jemi disfatistë”, – tha më tej Kodheli.

“25 apo më shumë vende, besojnë fort se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe duhet t’i çelen negociatat, ndërsa disa vende të tjera, për arsye të tyre të brendshme, mendojnë se nuk duhen hapur negociatat për arsye që jo domosdoshmërisht lidhen me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, ajo që ka rëndësi është që ne i kemi bërë detyrat që na u caktuan”, – nënvizoi Kodheli.

“Patjetër që do punojmë për të realizuar kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman. Ne do duhet të punonim për realizimin e 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman, edhe sikur negociatat të na ishin hapur pa kushtet e dhëna nga Bundestagu. Ne do të vazhdonim drejt reformës që kemi nisur me seriozitet dhe bindjen se jemi duke bërë gjënë e duhur për vendin dhe për shqiptarët. Sigurisht do kishim shpresuar të ishim një shembull dhe për shqiptarët kudo ku janë, pasi ka vend që shqiptarët mund dhe duhet të demonstrojnë që janë të mirë ndër të mirët”, – theksoi Kodheli.

/a.r

Next Post
Një shpjegim elektoral për qendrimin e Holandës dhe Francës

Një shpjegim elektoral për qendrimin e Holandës dhe Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In