• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kodheli-Farkas: Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal

by
13/07/2015 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi te henen pasdite një takim me zv. asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-se për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Evelyn N. Farkas.

Farkas ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të lartë amerikan, kryesuar nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

Zhvillimet më të fundit në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës, por dhe zhvillimet në rajon, ishin ndër temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Ministrja Kodheli dhe Farkas ndanë mendimin se dakortësia e arritur në Ministerialin e Mbrojtjes pak javë më pare për një qëndrim gjithëpërfshirës në funksion të mbrojtjes së çdo vendi anëtar, është një hap i madh përpara për sigurinë tonë të përbashkët.

Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, theksoi se, Shqipëria ka deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s për vitet 2016-2018, duke qenë e pranishme kësisoj në operacione dhe komanda.

Ndërsa Farkas e vlerësoi maksimalisht këtë kontribut madhor të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

kodheli11

Të dy bashkëbisedueset u ndalën edhe tek zhvillimet në Ukrainë dhe në Irak. Ministrja Kodheli theksoi se, Shqiperia jo vetëm dënon veprimet ruse dhe mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës, por është e pranishme në këtë vend në kuadër të misionit vëzhgues të OSBE, por dhe me ndihma logjistike.

Duke u ndalur në rajon, ministrja Kodheli nënvizoi se, Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik. “Ne shpresojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me procesin e tyre të reformave në rrugën e tyre të integrimit euroatlantik”, është shprehur Kodheli.

Gjithashtu, ministrja shqiptare e Mbrojtjes e njohu zv. asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-se për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Farkas, edhe me punën e bërë në forcat tona të armatosura, duke u fikusuar sidomos tek modernizimi i saj, si një nga kërkesat e kahershme të aleatëve tanë.

Next Post

SHËNIM / Streha që i ndau shqiptarë & të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In