Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se dekorimi me ‘Medaljen e Mirënjohjes” i funksionarëve të lartë të PPSH, Sigurimit të Shtetit, prokurorëve e gjykatësve të komunizmit, do të rishikohet.
Në një intervistë për emisionin “Tonight” të Ilva Tare, thotë se listat e veteranëve duhen pastruar nga xhelatët. Kodheli tha se është kundër nderimit të xhelatëve të komunizmit. Ministrja shtoi se nuk kishte dijeni mbi 1 mijë emrat e dekoruar, por nderimi i tyre u bë mbi kriterin e të qenit veteran. Kodheli saktëson gjithashu se persekutori i At Zef Pllumit në vitin 1996 u bë veteran.
“Në emër dhe në respekt të moralit, ju pohoj se do të rishikohen jo vetëm këto, por edhe shumë gjëra të tjera. Unë jam për t’u rishikuar dhe nëse rezultojnë në gjykimin e një komisioni të ri, patjetër t’iu hiqen medaljet dhe përfitimet, sepse në fund të fundit morali është kryesor”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.