• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçiu dhe Vengu në pikën e mjeteve të konfiskuara : Do t’i pastrojmë dhe kthejmë në kënde lojërash për fëmijë!

by A R
05/10/2025 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të dielë, më 5 tetor, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka shkuar në Vlorë, aty ku vazhdon puna e pandërprerë për lirimin e hapësirave publike, të përdorura prej vitesh si pika grumbullimi për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara. Ajo njoftoi se pas Shkodrës dhe Laçit, ka nisur puna për lirimin e një tjetër hapësire publike, në qytetin bregdetar.

Koçiu ishte e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryeinspektorja e AAPSK-së Risena Xhaja, nënkryetari i Bashkisë Vlorë dhe drejtori vendor i Policisë.

“Jemi në zonën e Nartës, është një nga 24 pikat e bllokimit në të gjithë vendin që Policia e Shtetit përdor për të gjithë automjetet e konfiskuara dhe të sekuestruara. Në fakt, që prej fillimit të muajit shtator, së bashku me AAPSK, kemi nisur një fushatë mbarëkombëtare për të pastruar të gjitha këto pika, të cilat zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në të gjithë territorin e vendit, për t’i sistemuar, për të seleksionuar të gjitha ato mjete, që aktualisht kanë prej vitesh të depozituara. Siç mund ta shikoni, janë plotësisht jashtë funksionit”, u shpreh Koçiu.

Koçiu: Do t’i pastrojmë dhe kthejmë në kënde lojërash për fëmijë!

Pikat e bllokimit të përdorura nga Policia e Shtetit janë sipërfaqe të konsiderueshme që shpesh herë krijojnë edhe problematika për komunitetet duke u kthyer edhe në zona të pasigurta. Por ministrja Koçiu tha se ato do kthehen në hapësira që do përdoren nga pushteti vendos për interes publik.

“Në vijim të këtij aksioni të pastrimit të sipërfaqeve, ajo që jemi duke bërë është t’i shndërrojmë këto zona, në zona jo vetëm të pastra, por edhe në zona që fare mirë mund t’i përdorë pushteti vendor për të hartuar plane zhvillimi e për t’i kthyer komuniteteve në zona, kënde lojërash apo argëtimi për fëmijët por edhe për t’u përdorur nga institucionet publike, për qëllime apo interes publik”, tha Koçiu.

Ndërkohë kryeinspektorja Xhaja informoi se qarku i Vlorës ka tetë pika grumbullimi të mjeteve.

“Kjo është pika e përqendruar, më e madhe. Pesë pika janë në Sarandë, një në Delvinë, një në Himarë dhe kjo është në Vlorë dhe është një ndër pikat më të mëdha në rang vendi. Nga evidentimi që ka bërë DVP Vlorë, janë 2 mijë e 124 mjete e motomjete, të sekuestruara e të konfiskuara, njëkohësisht edhe prova materiale, nga të cilat 1 mijë e 400 shkojnë për skrap, pra lirohet pothuaj 80% e sipërfaqes. Pjesa tjetër janë të konfiskuara e do vlerësohet për t’iu kaluar institucioneve dhe ato që janë prova materiale, jemi në kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme, të mbyllen si çështje dhe t’u japim një drejtim edhe atyre”, tha Xhaja.

Vengu: Narta po pastrohet nga mbetjet e rrezikshme

Vengu deklaroi se ndërhyrja për pastrimin e zonës në Nartë është tepër e rëndësishme, për shkak të afërsisë me zonat e banuara, destinacionet turistike dhe korridoret e rëndësishme të transportit, përfshirë projektin e ri të hekurudhës që do të lidhë Vlorën me aeroportin.

Sipas ministrit, në bashkëpunim me bashkinë, është vendosur që një pjesë e hapësirës të rikuperohet për përdorim të sigurt dhe funksional nga komuniteti.

“Është shumë e rëndësishme sidomos për një pikë si kjo në Nartë, shumë pranë komunitetit të banorëve dhe shumë pranë zonave turistike dhe pranë një aksi transporti që do të rehabilitohet dhe ka të bëjë me projektin e hekurudhës se re dhe ndërlidhjes së Vlorës me aeroportin. Duke pastruar zonën nga kjo situatë e ngarkuar prej disa dekadash, ne fillojmë rehabilitimin, duke biseduar edhe me kryetarin, nevoja ishte emergjente që për një pjesë, bashkia të mund ta rikuperonte hapësirën dhe sipërfaqen në zonat e banuara. Nga ana tjetër të fillonte një përdorim normal duke ditur që siguria patjetër që cenohet në këto zona, edhe mjedisi, pa dyshim, sepse kemi të bëjmë me materiale që rrinë e degradohen, sidomos me një zonë të pyllëzuar siç është këtu. Do të kemi një periudhë disamujore ku mund të fillojmë evadimin progresiv, besoj se keni një plan se si do të ecë kjo”, pohoi Ministri Vengu.

Rreth 5 muaj është përllogaritur procesi i largimit të mjeteve.

Next Post
“E kanë parë me BMW të blinduar”/ Si “Rrumi” e ndiqte Dervishajn: Duhet goditja, janë bërë të fortë

“E kanë parë me BMW të blinduar”/ Si “Rrumi” e ndiqte Dervishajn: Duhet goditja, janë bërë të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In