Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka “rëndësi të madhe”, një ditë para se në Bruksel të zhvillohet edhe një rund i dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.
Më tej, në konferencën për gazetarë në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin e nesërm Kosovë – Serbi, do të marrin pjesë kryeministrat dhe presidentët e të dy vendeve.
“Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut”, tha Kocijançiq. (b.an)