• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçi: Rama i vetmi që nuk e ka përdorur Kosovën për vota. Vuçiç tani ndihet si një limon i shtrydhur

by Java News
27/09/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari socialist i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Petro Koçi tha në një intervistë për Neës 24, se pas ngjarjeve në veri të Kosovës, politika ndërkombëtare e shikon me një tjetër sy Serbinë.

Sipas tij, Vuçiç ndihet i përdorur nga këto ngjarje, teksa vlerëson edhe qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama.

Kujt i duhej kjo ngjarje në Kosovë?

Nëse flasim për situatën në Kosovë, pse i duhet Vuçiç kjo? Ai ndihet si një limon i shtrydhur. Në vende ku ka problematika të tjera, mbahet ndezur një vatër e një koncepti nacionalist. Kosova për ata është rasti ideal.

Kur thoni që Nato duhet të reagojë, e keni fjalën për përforcim përmes KFOR?

Po. BE dhe SHBA kanë dërguar negociatorë dhe kanë vazhduar përpjekjet për ti ulur palët. Ka propozime që shpesh herë na duken sikur favorizojnë Serbinë. Kjo është pjesë tjetër. Kam thënë NATO sepse këtu kemi të bëjmë me NATO si organizatën politiko-ushtarake. E dyta, është organizata që ka marrë përsipër për të siguruar integritetin territorial të Kosovës. Në momentin që ky integritet vihet në dyshim, gjykoj që duhen parë gjërat me realizëm. Kërcënimet nuk janë vetëm potencialisht të kundërta, por janë bërë të prekshme. Kjo do të thotë që KFOR duhet të përforcojë vetëveten, sidomos në prezencë dhe marrjen e masave në këtë pjesë të territorit të Kosovës që vazhdon të kontrollohet edhe nga struktura paralele.

Sa peshon tani Kosova me këtë që ndodhi?

Ngjarja e ka kompromentuar rëndë Serbinë dhe ka ndezur shumë vatra të fjetura edhe në politikën ndërkombëtare sa i përket realitet të vërtetë në Kosovë. Kjo është një luftë për të marrë një pjesë të territorit. Ata e dinë që nuk e marrin dot të tërën.

Si i komentoni reagimet e Ramës?

Rama është i vetmi politikan që nuk ka bërë biznes politik me çështjen e Kosovës. Në vend që mund të mbante qëndrime me natyrë folklorike, nuk bëri biznes. Ka ndjekur gjithmonë linjën e zgjidhjes së çështjes dhe jo interesin e radhës për vota. Nëse bëjmë krahasimin e Ramës me politikanët në Shqipëri, është i vetmi që ka mbajtur qëndrim sakrifikues,jo me fjalime për të marrë vota, por me veprime konkrete.

Rama ka bërë draft për asociacionin dhe e ka sulmuar Kurtin kur ai kishte nevojë…

Ajo që bëri Rama ishte jo vetëm mundësia që Kurti të dilte nga qorsokaku, por ai nuk e bëri. Rama mund të mos e bënte. çështja e draftit mos kujtoni se ishte private e Ramës.

Gjatë kësaj kohe ka ndryshuar Rama apo Kurti. Tani duket sikur Ram e mbështet…

Unë nuk mendoj se Kurti do të kishte interes për një ngjarje të tillë. Të mos harrojmë që në mes është një dëshmor i joni. Pa dashur kjo mund të kthehej në një akuzë. “Merita” është e atyre që donin të cënonin integritetin e Kosovës dhe ta mbanin zonën në destabilitet./m.j

Next Post
“Hetimet do të zgjasin”/ Zv. drejtori i Policisë pas aksionit në Banjskë: Nuk patëm qëllim të vrisnim askënd

"Hetimet do të zgjasin"/ Zv. drejtori i Policisë pas aksionit në Banjskë: Nuk patëm qëllim të vrisnim askënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In