• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kocaqi, Guri, Demiraj e Vasili, kandidatë për president?! Avokati i njohur: Mjerë Shqipëria! Shohin Metën dhe…!

by Java News
18/04/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Java në Dritare” ishte avokati Idajet Beqiri, i cili foli për presidentin e Republikës. Avokati u ndal tek mënyra si ka ndryshuar ky proces dhe çfarë cilësish duhet të ketë një kryetar shteti. Ai ndau mendimin e tij edhe për një sërë emrash që po diskutohen në media dhe rrjete sociale si dhe ndau gjithashtu emrat të cilët ai i mendonte si dinjitozë në këtë pozicion.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të fillonte më herët. Në aspektin që t’u jepet kohë shqiptarëve që të japin kontributin tyre sado të vogël në përzgjedhjen e tij. Deri para vitit 2008 presidenti kishte fuqi kushtetuese, madje mund të shpërndante parlamentin. Por ndryshimet ne kodin zgjedhor pas vitit 2008 e shkatërruan këtë balancë. Fuqia e zgjedhjes kaloi nga populli tek kryetarët e dy partive kryesore. Maxhoranca i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. Problemi është çfarë presidenti do të zgjedhim. Tipi më i keq i presidentit që kemi pasur ka qënë Sali Berisha.

Rëzoi gjithë institucionet e shtetit dhe bashkë me to edhe njerëzit që ishin aty. Personat që vendosi aty e shkatërruan drejtësinë e këtij vendi. nIshte Rexhep Mejdani që e bëri njerëzore presidencën dhe për këtë kemi nevojë. Një president me ide evropiane, i qetë, i matur, njerëzor dhe human. Të njëjtat cilësi morrëm edhe nga Alfred Moisiu. Të tjerët që pasuan e sidomos Ilir Meta janë turpi i një kryetari shteti. Kjo periudhë deri në korrik duhet të na shërbejë si një mënyrë për të zgjedhur një kryetar shteti dinjitoz.

I pyetur nëse kishte një emër në mendje që i plotësonte këto cilësi, ai tha se nuk kishte rëndësi edhe nëse del nga një forcë politike qoftë ajo edhe demokratike. Sipas avokatit rëndësi kishte të ishte një person që vendos interesin e vendit dhe shqiptarëve mbi atë personal dhe partiak. Ai u shpreh se ka Eemra ka plot në këtë vend që mund të jenë president e se edhe rrjetet sociale po zjejnë nga emrat.

-Sazan guri, Elena Kocaqi, Dritan Demiraj…

“Ja shikojeni vetë ku është katandisur situata. Jemi në një nivel që edhe për postin më të lartë siç është kryetari i shtetit katandiset për të kandiduar njerëz që as nuk duhet ta amrrin vetë guximin. Por e marrin sepse shohin kryetarin aktual. Niveli ka rënë aq poshtë sa për çdo lloj vetëshpallje, po ta shohësh me vëmendje kush janë të vetëshpallurit, populli shqiptar që e di çfarë duhet të përfaqësojë një kryetar shteti vë duart në kokë. Kjo e bën procesin qesharak”, u shpreh Beqiri.

Ai bëri dhe një apel për qytetarët të cilëve u kërkoi të tregohen të matur dhe intelektualët për të cilët tha se duhet të flasin pa drojë. Avokati u shpreh gjithashtu se në pozicionin e kryetarit të shtetit do të ishte më mirë të ishte një grua.

“Unë ju bëj një apel. E di që është e vështirë që të flasin intelektualët e këtij kombi, por duhet të mos kenë drojën të thonë mendimin e tyre. Po të ketë kandidatura si Pëllumb Xhufi, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj apo Etem Ruka ja vlen të diskutohet. Pse jo dhe Artan Fuga, është akademik. Unë mendoj se ka ardhur koha që ky vend të ketë një presidente. Faktor uniteti dhe gjenetike ka më tepër tek një grua. Mirësia e gruas dhe fakti që sjell jetë dhe e mbron atë e bën një grua më protektive ndaj popullit të vet. Këtë radhë lufta dhe diskutimet le të bëhen për të pasur në krye të shtetit një presidente femër, u shpreh Beqiri ndër të tjera për Dritare TV./m.j

Next Post
Masakrat e Putin/ DASH: Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë tregojnë një “fushatë terrori”

Masakrat e Putin/ DASH: Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë tregojnë një “fushatë terrori”

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Po talleni ju me keta personazhe?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In