• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koburja nga Evropa” me duart e Anagnostit

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Titulli: “Koburja nga Evropa”

Autor: Dhimitër Anagnosti

Botues: “Naim”

Gjinia: Roman

Faqe: 102

Çmimi: 500Lek

koburja

Nga Ben Andoni

“Zhgënjimi” i parë me librin e Dhimitër Anagnostit është madhësia e faqeve të tij. Janë më pak se 100 faqe, ku autori ka shpalosur fabulën e tij, botuar kohë më parë. Gjinia e romanit nuk është se i shkon aq shumë këtij libri që ka karakterin e një novele. Dhe, autori vet, me skrupulozitetin e zakonshëm, duket tejet i kursyer në shprehjen e saj. Në të vërtetë, Anagnostit nuk i nevojitet më shumë lëndë për “Koburen nga Evropa”, që ta përfshijë subjektin. Kurse detajet të duket se i ka të shpalosura nënvetëdijshëm me anë të kamerës së munguar, kurse në këtë novelë na ka shfaqur një histori njerëzore, ku përzien këndshëm traditën, gjetjen dhe dinamikën.

Novelëza lexohet me një frymë sepse mjeshtri i kamerës ka qëlluar që njeh shumë mirë dhe teknikat e shkrimit. Ka provuar disa herë dhe paçka se kritika mjaftohet me fjalët e fillimit, ai duket se mbetet një i pakënaqur me veten.

Në këtë libër është tejet i kursyer me përshkrimet, kompozicionin e ka gati matematik, i dhimbset edhe një fjalë e vetme. Tek e fundit çfarë i duhet më shumë. Një e tillë ngjarje si e tija e ka dramaticitetin te gjetja dhe mënyra sesi luhet me dinamikën e ngjarjes. Autori duket se bën një ndërmarrje interesante që të sjellë një gjë metafizike sa i përket impulseve të instinktit. Duke ditur se është një lëmë i patrajtuar në letrat tona, ose në më të shumat i  trajtuar keq, ai të sjell në realitet, por fundi është lënë gati fluid.

Një tjetër mjeshtëri e autorit është se e disiplinon lexuesin që ta ndjekë pa bezdi. Ndërsa në shumë nga veprat e autorëve tanë t’i humbet në stërhollime, stisje gjendjesh, kjo e tijat është tejet e thjeshtë, por që megjithatë deri në fund e panjohur për atë që do t’i sjellë autori dinamikës së tij. Dhe, gjetja më e madhe e autorit nuk është subjekti por thjeshtësia e trajtimit. Përvoja e gjatë në art e ka bërë që sa më e stërholluar të jetë diçka aq më e pasaktë bëhet. Panorama e tij është drejtpërdrejtë, por në ‘shkarjet’ e zakonshme ku na kalon në planin e rrëfimit të brendshëm të personazheve.

Fabula është e thjeshtë: Qetësia e një familje të Jugut prishet teksa gruaja e re e shtëpisë dashurohet me një ushtarak italian. Figurën e tij të plotë e realizon përballë përshkrimeve të tjera, por e guximshme mbetet vendosja e anës tjetër të segmentit dashuror tek figura e armikut. Gruaja i reziston tundimit deri në një farë mase, por pa t’shoqin që e ka në kurbet i kalon limitet e kanunit dhe i bindet tundimit, që i jepet nga brishtësia e një njeriu që po ashtu ka lënë vendin e tij në pushtim të vendit të saj. Stigma e armikut nuk është më e madhe sesa ajo e zakonit. Mesazhi është i madh: Trekëndëshi Tundim-Armik-Nder, zgjidhet padrejtësisht nga subjekti i fundit. Shqipëria ka ndërruar shumë armiq por morali i ruajtur është shekullor, është një mesazh i zbehtë, para faktit, që dashuria ka çmim gjithnjë të lartë.

Ai që njeh Himarën dhe Vunoin,  vendlindjen e tij, ku duket se vendosen ngjarjet do ndjej gati poret e fshatit teksa nxjerrin jashtë ankthin e personazheve tona. Edhe pse ato janë fare pak, duhet të konsiderohen si të mjafta për të ndërtuar një panoramë. Dashuria nuk është e jashtëzakonshme ajo ka të bëjë me manjetizimin e sekseve që ruan e siguron vazhdimësinë e jetës mbi tokë shprehet diku autori.

Fabula nuk i bashkon dy linjat, që mbeten paralel me njëra-tjetrën. Ato japin e marrin dhe e ndijnë njëra-tjetrën. Është dashuria që ndërtohet me pak faqe, ankthi i familjes, që ka vetëm nënë dhe kori, që përbën fshatin. Një peizazh klasik i një tragjedie antike. Dhe, vend më të mirë nuk bëhet. Nga aty ku e ka ndërtuar fabulën, Anagnosti duken dhe ndjehen vërtetë peizazhe homerike.

Pjesa tjetër e familjes është burri i gruas së re me të vëllain e saj që punojnë bashkë në Francë. Pikërisht letra që do t’i vijë të vëllait dhe ai në nderin e traditës shekullore, do shmangë atë ajër emancipimi që me shumë ngadalësi po e fut në lëkurën e vet nga Franca. Dhe, do ta vras të motrën. Epilogu është i jashtëzakonshëm, sepse i shoqi (ka mbetur në Francë dhe nuk e kupton ikjen e kunatit) kur merr letrën, gjeja e fundit që i shkon ndërmend është që të shoqen, t’ia ketë vrarë shoku dhe kunati i tij.

Ka pak stil Hemingwei në mënyrën sesi duhet të përçartësh të zgjidhësh mozaikun e mbetur. Vrasësi nuk merret vesh dhe në agoranë e fshatit, kur burrat që vinë nga emigracioni shkëmbejnë ndonjë njoftim, askush nuk thotë se e ka parë vrasësin e nderit, por historia ka prishur gjumin e fshatit. Është ruajtur tradita mbi një gjak, duke e përjetësuar me legjendë, sepse ai vend ka nevojë për legjenda që të ushqejë vetminë. Nga diku duhet të jetë dhe autori që e ka marrë vesh historinë nëpërmjet ndonjë njoftimi, por t’i vetëm sa mund ta marrësh me mënd. Në të gjitha rastet është një fabul e këndshme dhe e ndërtuar mirë. Urojmë që mjeshtri ta gjejë mundësinë dhe ta vendosë në film. /javanews/a.k

 

Next Post
Qeveria kosovare shkel Kushtetutën

Qeveria kosovare shkel Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In