• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koburja e Strazimirit dhe problemet e subkoshiencës së opozitës

by Arbi Kasapi
29/03/2016 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbi Kasapi/

Koburja  e deputetit Gent Strazimiri është një shenjë  që sqaron më së miri gjendjen në të cilën ndodhet  opozita e sotshme. Një gjurmë që shpjegon karakterin  simptomatik të opozitës  dhe  meqenëse disa deputetë të djathtë akuzuan median për inskenime, e rendit do ishte të përdorej një anekdotë që ka të bëjë me gazetarët.

“Pas një sërë kundërshtish për të mos bërë pushimet e merituara, Kryeredaktori i gazetës i përgjigjet kërshërisë së shumë reporterëve, se përse ai nuk e kishte me qejf të përfitonte nga 15 ditëshi e tij i pushimeve.

Kam frikë se po të largohem për disa javë, shitjet e gazetës do të bien… por më shumë më tmerron ideja se mos, me mungesën time, shitjet e gazetës nuk do të bien!”

Kjo është shenja, sëmundja apo simptoma nga e cila vuan opozita e demokratëve. Një gjurmë që shkakton shumë pështjellim, por që, në mungesë të po kësaj shenje, shqetësimi do të ishte edhe më i madh. Një katastrofë e vërtetë për atë që e vuan.

Protesta e fillimit të javës në parkun e liqenit nuk ishte një politikë e menduar taktikisht, por një veprim që tregon nevojën e pashtershme të trupit opozitar për të patur sa më shumë prezencë në sa më shumë pika të mundshme.  Është po e njëjta sjellje si ajo e frikës së kryeredaktorit, se shitjet e gazetës nuk do të bien, edhe pse, Ai, mungon dhe nuk është në krye të punëve.

Nevoja për të qenë përballë qeverisë, qendrore apo lokale qoftë ajo, mbetet njëri nga tiparet më obsesionalë të kësaj opozite, e cila nuk mund të konceptojë dot një Tjetër që bën “detyrën” e saj.

Një përqasje e tillë ndaj problematikave që ka kryeqyteti dhe gjithë Shqipëria do e çojë opozitën në kushte krejt të pafavorshme. E një gjë e tillë u faktua në protestën e djeshme tek Parku Liqenit.

S’mund të jetë një politikë e mirëmenduar pasi taktikisht dhuna që u prodhua dje është një rezultante që domosdo do të prekë të gjitha çështjet e politikës së ditës. Përfshi këtu, jo vetëm reformën në drejtësi, por edhe të gjithë pozicionin që opozita ka ndërtuar në lidhje me dialogun me maxhorancën. Nuk do ishte çudi që, një shkrepëse, si kjo e  “shamatave” të së hënës, të ndizte një polarizim të të gjithë skenës politike. Fundja, përherë kështu ndodh, kur përpara ka gjëra që peshojnë për nga rëndësia.

Kjo gjë do duhej ta bënte opozitën të mendohej dy herë, përpara se ta quante simtomën e vet (revolverin e famshëm të Gent Strazimirit) një hile mediatike apo një photoshop i zyrës së makiazhit të qeverisë… dhe të quante shkelje flagrante të ligjit, arrestimin e ish deputetit Babasi dhe një grupi simpatizantësh të PD.

Në këto kushte, mbetet vetëm të thuhet se demokratët janë ende në padijeni të simptomës, pse jo simptomave të tyre.

Së fundmi, një kritikë i duhet adresuar edhe qeverisë. Ajo, të paktën, do duhej ta nuhaste, se ashtu siç ndodhi me mandatin e deputetëve Suli e  Leskaj, shumë mirë mund të dalin rrugës të tjera “kushte”. Një luks që qeveria qendrore dhe as ajo lokale nuk kanë  xhepa për ta mbajtur me kohë të pacaktuar. Parlamenti nuk vijon normalisht prej mëse dy javësh. Parku, më shumë sesa një vend i projektuar për fëmijët, është kthyer në një arenë ku kacafyten burra e gra, me uniforma ose pa to. Dhe në të tilla kushte, ato që mbeten prezente, janë simptomat.

Next Post

Fotot/ Kush i ka "mbushur" duart me gjokset e Graham...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

February 3, 2026
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

February 3, 2026
Dalin detaje të tjera nga dosja/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 tonë mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

Dalin detaje të tjera nga dosja/ Çfarë zbuloi laboratori italian për përmbajtjen e 2800 tonë mbetjeve të Kurum, si u falsifikuan faturat e shitjes

February 3, 2026
Sherr i ashpër në BBV/ Rogerti humb kontrollin dhe ofendon rëndë Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

Sherr i ashpër në BBV/ Rogerti humb kontrollin dhe ofendon rëndë Stenaldon, ai e pështyn në fytyrë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete

“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Duhet të shkoni në Komision me propozime konkrete

February 3, 2026
Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

February 3, 2026
Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In