• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni PS-LSI në Tiranë funksionon ende, Gjoza: Veliaj po bën punë të mrekullueshme

by A R
07/07/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se për qeverisjen qendrore marrëveshja mes PS dhe LSI ka përfunduar dhe mandatin e dytë Rama do të qeverisë i vetëm, koalicioni në pushtetin vendor me Lëvizjen Socialiste për Integrim vijon.

Sot kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga administratori i Njësisë nr. 2 në Tiranë i zgjedhur nga LSI, Elez Gjoza kanë inspektuar përfundimin e punimeve në rrugën “Hermann Gmeiner” në Sauk.

Veliaj deklaroi se në Tiranë punohet çdo ditë për të mbajtur premtimet, ndërsa ka ndërhyrje edhe në 80 rrugë të tjera.

“Sot kemi rrugë të reja në Saukun e Vjetër, ku vetëm emri ka mbetur i tillë sepse çdo gjë tjetër po investohet e re, duke nisur nga palestra e shkollës “Ibrahim Brahja”, deri tek investimet në infrastrukturën rrugore.

Duke qenë se qeveria ka ecur shpejt me procesin e legalizimit, tani Bashkia ka radhën me procesin e urbanizimit. Kjo është e vetmja mënyrë se si ecim përpara.

Kemi përgatitur gjatë gjithë kësaj vere ndërhyrje në mbi 80 rrugë në të gjithë zonën e Tiranës periurbane, pra jashtë zonës së qendrës, dhe besoj se në shtator, kur shumë qytetarë të kthehen nga pushimet, do të gjejnë një situatë krejt tjetër.

E di që njerëzit janë dyshues, kanë parë politikanë që vijnë për fushatë, pastaj me të mbaruar fushata zhduken e i harrojnë njerëzit. Me këtë dua të provoj se nuk i harrojmë njerëzit. Për ne është çdo ditë fushatë, çdo ditë punohet sikur të ishte fushatë” tha ai.

Ndërsa Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, deklaroi se për qytetarët e këtij komuniteti është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme besimi për punën që po bën Bashkia e Tiranës.

“Bashkia nuk ka pasur periudhë vere, periudhë dimri, zgjedhje mbas zgjedhje është përditë në punë dhe përditë siç ka thënë dhe e madhja Nënë Tereza, ka bërë nga një punë të mirë.

Kështu që, si administrator i kësaj njësie falenderoj Kryetarin e Bashkisë për punën e mrekullueshme që ka bërë pa dallim politik për qytetarët e Tiranës”, theksoi Gjoza.

Para zgjedhjeve Elez Gjoza u kallëzua penalisht, pasi regjistroi 70 persona në mënyrë fiktive sikur ishin pjese e banesës së tij.

Ndërsa për kallëzimin Gjoza akuzoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është kryetari i PS për qarkun e Tiranës./a.m.

Next Post
Të fitosh mijëra euro me një postim në Instagram, Kardashianët në ‘top listë’

Të fitosh mijëra euro me një postim në Instagram, Kardashianët në 'top listë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In