• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni Euroatlantik: Beteja e Lulzim Bashës për një rikthim politik

by A R
14/04/2025 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ofron mbështetje për drejtësinë dhe subvencione për familjet, por analistët janë kritikë ndaj programit dhe e shohin atë si përpjekje të Bashës për të qëndruar në skenën politike.

Nga Vladimir Karaj

Lulzim Basha ka zhveshur kostumin e dikurshëm partiak dhe po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit me një profil më sportiv dhe retorikë populiste, në një betejë për mbijetesën e tij politike.

Pasi humbi në gjykatë përplasjen me ish-kumbarin e tij politik, Sali Berisha, për siglën dhe vulën e Partisë Demokratike, Basha themeloi “Demokratët Euroatlantikë” së bashku me një grup të vogël deputetësh që i qëndruan atij besnikë.

Ai garon në zgjedhjet e 11 majit si “Koalicioni Euroatlatik”- një nga fraksionet e shkëputura nga trungu i Partisë Demokratike pas konfliktit të brendshëm 4-vjeçar që nisi me vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën nga partia pas shpalljes së tij non- grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dallim nga PD e Berishës, Koalicioni Euroatlantik i Bashës mbështet pa doreza Prokurorinë e Posaçme, SPAK dhe synon që të kapitalizojë vota të djathta në këtë drejtim.

“Koalicioni Euroatlantik është i vendosur të  mbështesë drejtësinë dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit. Duke luftuar korrupsionin, ne mundësojmë më shumë investime, punësim, mirëqenie dhe shërbime cilësore për qytetarët tanë,” thuhet në përmbledhjen e programit që iu vu në dispozicion BIRN.

Koalicioni prezanton një program të qendrës së djathtë, me taksa të ulëta dhe kthimin e pronës te pronarët, por nga ana tjetër përfshin stimuj socialë për familjet dhe premtime për mbështetje të rritjes së lindshmërisë apo buxhetit për arsimin.

Sa i përket kostove, Koalicioni Euroatlatik premton se paratë do t’i nxjerrë përmes luftës ndaj korrupsionit dhe ngritjes së një strukture të re për konfiskimin e pasurive të grabitura.

Megjithatë, programi i tij nuk i ka bindur analistët politikë se mund të sjellë ndonjë ndryshim në zgjedhjet e 11 majit.

Neritan Sejamini, konsulent strategjish dhe analist politik, e konsideron Koalicionin e Bashës një “projekt personal”, ndërsa programin e prezantuar prej tij si një “seri bulletpoints” (pika referimi), pa ide të reja dhe vizion.

“Modeli i Bashës nuk sjell asgjë të re, por përfaqëson modelin e politikanit shqiptar që nuk pranon të ikë,” thotë Sejamini.

Ndërkohë, gazetari dhe analisti Arion Sulo e sheh programin e Koalicionit Euroatlantik si një përpjekje për të adresuar problematika, por thekson se zgjedhjet nuk do të varen nga programet elektorale.

“Është në letër një përpjekje që adreson problematika të forta, të cilat rrezikojnë ta kthejnë vendin në një azil të moshuarish”, tha Sulo.

“Zgjedhjet tek ne nuk varen nga programi që ke, por nga fuqia financiare, faktorët elektoralë të ligjshëm e të paligjshëm, klientelizimi që është pothuaj i gjithi me partinë në pushtet dhe  mediat që e mbështesin”, theksoi ai.

Kritikat për programin

Lulzim Basha ka tashmë një përvojë 20 vjeçare në politikë, i angazhuar fillimisht si drejtues i KOP-it, një nismë e Partisë Demokratike për të afruar figurat e reja në vitin 2005. Gjatë dy mandateve të qeverisjes së Berishës [2005-2011], Basha mbajti portofole të rëndësishme qeveritare, duke u projektuar si pasardhësi i Berishës në PD.

Në vitin 2011, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës përballë Edi Ramës në një garë të kontestuar ashpër. Pas dorëheqjes së Berishës nga drejtimi i partisë në vitin 2013, Basha u zgjodh kryetar me mbështetjen e tij dhe e drejtoi Partinë Demokratike në 4 fushata elektorale kombëtare, tre nga të cilat i humbi dhe në njërën prej tyre (zgjedhjet lokale 2019) nuk mori pjesë.

Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2021, Basha e gjeti veten në një përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin tentoi ta mënjanonte nga politika aktive për shkak të shpalljes non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Si rezultat, Basha u detyrua të largohej nga Partia Demokratike dhe bashkë me mbështetësit e tij, u grupuan te Koalicionin Euroatlantik, duke pretenduar të qëndrojnë njëherazi kundër Ramës dhe Berishës.

Në rast fitoreje, Koalicioni Euroatlantik premton heqje vizash me SHBA-të brenda mandatit të parë dhe mbështetje me 20 mijë euro për familjet që sjellin në jetë fëmijën e tretë. Në ato që quhen zotimet kryesore të programit parashikohet subvencionim i familjeve të reja dhe ofrimi i ushqimit në shkolla për fëmijët, subvencion direkt dhe indirekt me 150 milionë euro në vit për fermerët, pensione të posaçme për ish-të përndjekurit politikë dhe krijimi i një force të re policore të pagëzuar si “xhandarmëri”.

Në ndryshim nga PD-ja zyrtare, Euroatlantikët e kanë bazuar fushatën në akuzat dhe dënimet ndaj figurave të rëndësishme të mazhorancës. Në një seri replikash në distancë me kryeministrin Edi Rama, batutat e Bashës “Rama ku i ke shokët” dhe “7 X 7 baraz 313” u bënë virale në rrjet të shoqëruara edhe me këngë rap.

Gjithashtu, partia premton zgjerim të mbështetjes për drejtësinë dhe ngritje të institucioneve të reja për rikuperimin e pasurive të vjedhura.

Por Arion Sulo e sheh të zbehtë programin e Koalicionit Euroatlantik, ashtu sikurse edhe të partive të tjera opozitare, të cilat nuk adresojnë sipas tij problemin themelor të një sistemi autokratik në Shqipëri.

“Çfarë qasje kanë për oligarkinë ekonomike, kriminale dhe mediatike? Pa zgjidhur ndryshimin e modelit dhe sistemit që është vendosur prej 10 vitesh, programet elektorale janë pa vlerë”, tha Sulo.

Duke arsyetuar se teknikalitetet në programe nuk do i bindin votuesit, Sulo thotë se Basha duhej të kishte synuar një koalicion më të madh të së djathtës.

“Basha minimumi duhet të ishte pjesë e një koalicioni të gjerë të partive opozitare, qoftë dhe pa PD-në e Berishës. Një bashkim me Lapaj, Shabanin, Alibeaj, Topin, Shehin etj do të kishte një kuptim politik dhe numerik dhe nuk do të digjte mijëra vota të së djathtës, që do të shkojnë për PS dhe Ramën në 11 maj,” shtoi ai.

Për Neritan Sejaminin, pikat e prezantuara nga Koalicioni Euroatlantik  nuk mund të shihen si program elektoral, pasi premtimet janë të shkëputura nga çdo analizë apo mekanizëm zbatimi dhe nuk përmbajnë asnjë kosto reale.

“Nuk ka programe fare, të gjitha këto janë një tufë premtimesh në nivelin primitiv,” tha ai, duke iu referuar edhe partive të tjera. “Takojnë një njeri, ai u thotë një problem dhe këta i premtojnë që do ta zgjidhin,” shtoi më tej Sejamini.

Në aspektin elektoral, Sejamini është skeptik për suksesin e koalicionit jashtë Tiranës për shkak të sistemit zgjedhor, ku “dy partitë e mëdha dominojnë krejtësisht.” Ai thotë se edhe në kryeqytet, Basha duhet të provohet për herë të parë si lider i një force politike.

Përtej partisë së Bashës, Sejamini thotë se fushatës për zgjedhjet e 11 majit i mungojnë emocionet dhe nuk sheh se si ajo do të prekë votuesin.

“E gjithë kjo fushatë, nga të gjitha partitë politike, janë e njëjta gjë si gjithmonë, fushata amatore, kritiko-kritiko, pa krijuar një lidhje emocionale me votuesit, pa krijuar një imazh që i prek votuesit në nivel emocional,” tha Sejamini, ndërsa shtoi: “votuesi nuk analizon programe në mënyrë teknike”.

Next Post
Rrëfimi i një amerikaneje në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Rrëfimi i një amerikaneje në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In