• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni/ Doda: Jo etike tentativa për të paraqitur skenarin sikur PDIU-LSI zihen me njëra-tjetrën

by A R
06/02/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

As PDIU, ashtu si FRD e Bamir Topit, nuk e ka marrë ende një ftesë për të dalë në koalicion me PS në zgjedhjet e 18 qershorit. Megjithatë Mesila Doda, ish-deputete e PD, e cila për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare është në krah të Shpëtim Idrizit, thotë se kontaktet nuk mungojnë.

“Është diçka që po progredon dhe po flitet. Nuk kemi folur për terma reale se kush janë kushtet për një koalicion të ardhshëm. Ka patur shumë zëra që thonë se duhet të jetë thjesht e majta e bashkuar. Disa të tjerë thonë që duhet të jetë më e zgjeruar. Kjo është çështje e filozofisë me të cilën personat e konceptojnë politikën. Sigurisht që ne jemi forcë e qëndrës, por mbi të gjitha çështja Çame është ajo që nuk ka progreduar gjatë 70 viteve aq sa ç’kanë ecur çështjet e tjera të zgjidhura tashmë”, deklaron Doda.

Çështja “Çame” duket se edhe këtë herë do të jetë guri i themelit për të qëndruar të bashkuar me PS. Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së nuk beson se koalicionet duhet t’i bëjë bashkë projeksioni numerik, por çështjet. E tillë për të është çështja “Çame”, e cila tashmë duhet parë si çështje kombëtare.

“Nuk është më çështja thjesht e numrave por e asaj çka duhet të sjellin në politikë. Kjo është krejtësisht e ndryshme duke e krahasuar me atë politikën e çartur që ka filluar të marrë ngjyrime kaq të forta këto ditë. Tendenca për të bërë çdo gjë si çështje numrash nuk është pjesë e PDIU. Kemi çështje shumë më të mëdha dhe çështjet kombëtare s’mund të jenë çështje numrash”, thotë Doda.

Mesila Doda e ka një përgjigje edhe për kritikët, që koalicionin qeverisës e shohin vetëm me parti të majta.

“Historia që tentohet të paraqitet sikur PDIU dhe LSI janë dy shemra që duhet të zihen me njëra-tjetrën është jo etike, jo politike dhe nuk ndihmon askënd. Ky është një qiell i madh, ka vend për të gjithë”, nënvizon Doda.

Cilat janë pritshmëritë e PDIU-së për 18 qershorin? “Sigurisht që do kemi rritje dhe ju do ta shihni vetë rritjen që do të ketë PDIU-ja”, shton Doda.

Next Post
Kur Berisha mbante me forcë Patozin në krye të komisionit, ndonëse ishte dënuar nga gjykata për shpifje ndaj Sollakut

Kur Berisha mbante me forcë Patozin në krye të komisionit, ndonëse ishte dënuar nga gjykata për shpifje ndaj Sollakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In