• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni Berisha-Meta dhe fati i drejtësisë

by A R
13/07/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që është befasuar nga qëndrimi i PD-së sot ndaj propozimit të fundit të Nuland-it (Ndihmës Sekretarja e SHBA-ve).  Qëndrimi kundër propozimit të ri për reformën në drejtësi nuk është gjë e re nga PD. Kolegu Mero Baze shkruante mbrëmë se pikërisht për vendimin e sotëm të PD-së. Baze që e njeh mirë Berishën, Bashën dhe politikën në Tiranë nuk gaboi.

Por përpos gjithë lëvizjeve që kanë ndodhur që data 21 korrik të hyjë për mirë në histori (se për keq kemi një 21-sh tjetër, pra 21 janarin e 2011), PD sot doli dhe përsëriti hapur se“Nuk duam që të ndërhyjë SHBA-BE në skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Pra, e thënë me pak fjalë, PD mendon se është më mirë që PD-ja të bëjë (skanimin) vlerësimin e ndershmërisë, profesionalizmit,  pasurisë dhe lidhjeve me krimin të gjyqtarëve dhe prokurorëve tanë që e kanë “ndritur” 25 vjet dhe që pjesa dërrmuese, janë vendosur aty ku janë me 71-75 votat e PD-së.

Por, PD nga ana e saj mesa duket ka filluar të bëjë ca llogari të tjera, që nuk kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe aspiratat, por me të shkuarën politike të “disave” dhe të ardhmen e “disa” të tjerëve.

Brenda PD-së mesa duket po përgatitet një propozim për LSI-në. Duke parë qëndrimet e Bashës dhe Berishës të cilët nuk e atakojnë kurrë Metën në asnjë “ndodhi”, (heshtja e Berishës dhe Bashës për Balilin e famshëm të Sarandës derisa ja faturuan Ramës edhe atë) janë në njëfarë mënyre tentativa për të joshur Metën. Ndoshta Berisha dhe Basha kanë marrë si “mesazh” edhe elozhet e ministrit Manjani ndaj Gjin Gjonit, i cili e vlerësoi Gjinin e famshëm dhe tha se është nder ta kesh në krah një profesionist të tillë. Kjo deklaratë e Manjanit mund të jetë marrë si mesazh afrimi në qëndrime mes PD-së dhe LSI-së.

Por çdo të thotë kjo për reformën në drejtësi dhe marrëdhënien me ndërkombëtarët? Cilat do ishin palët përballë njëra tjetrës në një rast të hipotetizuar ku PD josh LSI dhe të dyja këto parti dalin kundër reformës?

Në një rast të tillë do dilnin hapur dy kampe, ose e thënë ndryshe do të formoheshin  2 koalicione. Njëri do të ishte PD-LSI, hapur kundër reformës,  ndërsa përballë do të ishte SHBA-BE-PS dhe populli (që unanimisht është pro reformës dhe pro ndihmës dhe asistencës reale të partnerëve tanë ndërkombëtarë). Pra do të kishim bllokun “Pro reformë” dhe bllokun “antirformë”.

Domethënia?

E thjeshtë. Në njërin krah do të ishin rreshtuar ata që për sa kohë do të ishin kundër reformës, i bie që kanë probleme me drejtësinë dhe i tremben një reforme reale dhe një skanimi të imtësishëm ndërkombëtar (mundësia më e mirë për të qenë proçes i pavarur). Nga ana tjetër një koalicion tej mase më i gjerë që kërkon reformë të thellë në drejtësi.

Kush do të fitonte?

Ata që kanë dalë kundër popullit dhe kundër partnerëve ndërkombëtarë historikisht kanë humbur, ndaj mund të thuash  se fituesi është i qartë.

Gjithësesi, ky hipotetizim mbetet i tillë për sa kohë LSI zyrtarisht është në varkën e duhur. Nëse do të bëjë gati hedhjen me not drejt varkës tjetër, do i duhet të bëjë mirë llogaritë jo për shijen që mund t’i lërë ndërkombëtarëve, por për atë që mund t’ju lërë shqiptarëve.

Lexo.al

Next Post

Qytetari: "Austrian Airlines" anulloi fluturimin pa na njoftuar, pasagjerët shqiptarë trajtohen ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In