• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOALICIONET/ Meta luan rëndë, hedh kartat për Kryeministrin. Do e lejojë Rama?!

by Java News
27/10/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

JAVANEWS/ Në dukje zgjedhjet parlamentare të 2017 duket se janë ende larg, por për krerët e partive politike tashmë ato duken se janë më afër se kurrë. Që tani kanë filluar ecejakjet deklarative të kryetarëve të partive për formësimin e koalicioneve të ardhshme, duke filluar që nga ftesat publike, deri edhe negociatat larg syve të opinionit publik dhe atij politik. Ashtu siç edhe pritej, ka qenë vetë Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, si partia më e madhe në opozitë, ai që këto ditët e fundit gjithnjë e më shpesh po artikulon nevojën e krijimit të një koalicioni të gjerë kundër kryeministrit Rama, d.m.th kundër PS, për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht ngjyrave partiake apo përfaqësimit social të shtresave të qytetarëve. Prova gjenerale që Basha bëri në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër dhe humbja me një rezultat të thellë, provoi qartë se ai nuk ka asgjë në vijë në zgjedhjet e 2017. Basha shkoi në këto zgjedhje vetëm me aleatin besnik të saj PR-në dhe me disa parti fantazëm, të cilat më shumë prishën punë sesa e ndihmuan PD-në në këto zgjedhje. Por a është e mjaftueshme për Bashën që të shkojë në zgjedhje vetëm me tre aleatë të saj PR, PAA dhe LZHK, dhe ti fitojë ato? Matematikisht jo. Përfaqësimi në Kuvend i këtyre subjekteve politike nuk jep asnjë shpresë që Basha t’i fitojë zgjedhjet. Ndaj ai është i shtrënguar të kërkojë aleatë, qoftë edhe ato aletatë, të cilët deri dje i ka bërë copë politikisht.

PS dhe aleatët

Në anën tjetër është PS, e cila ka sendërtuar deri më tani një koalicion funksional me LSI dhe PDIU, që numerikisht në Kuvend përbëjnë një mazhorancë dominuese. Por edhe ky koalicion duket se po noton në ujëra të turbullta. Kjo sidomos pas përpjekjeve të Ilir Metës në korrik 2016 për ta rrëzuar qeverinë, gjë që shty Ramën me shumë sforco të forcojë bashkëpunimin me PDIU me qëllim mbajtjen në këmbë të qeverisë nga përpjekjet e Metës dhe Berishës për ta rrëzuar atë. Fakti që aleati i deridjeshëm i Metës, Shpëtim Idrizi, u kthye në një faktor kyç për mosrrëzimin e Ramës, natyrisht që nuk u “gëlltit” nga kreu i LSI. Përplasjet e fundit mes Idrizit dhe Metës, sidomos pas kthimit të kryeparlamentarit nga vizita në Greqi, dëshmojnë për një stinë të ngrirë mes tyre. Por natyrisht, ashtu siç di të operojë Meta, vihet re se ka një afrim të tij jo pak domethënës me PBDNJ, duke kthjelluar në horizont idenë e largimit të një “çami” dhe afrimit të një “greku”. Për këtë ndihmon edhe fakti se mes Dules dhe Ramës ka tashmë mosmarrëveshje të thella dhe qartazi kreu i PBDNJ-së e ka zhvendosur partinë e tij nga kolaicioni qeveritarë, duke hedhur vështrimin drejt opozitës. Në funksion të kësaj Dule ka zhvilluar edhe një takim me kreun e PD-së Basha.

Skema e LSI

Në këtë klimë debati rreth koalicioneve të ardhshme është përfshirë edhe LSI. Ndonëse jo në një rol aktiv sa i përket ftesave për kloalicion, por duke e vendosur veten në rolin e pritësit të ftesave që do të vinë drejt saj për koalicione. Meta këto javët e fundit ka shmangur çdo përcaktim në lidhje me faktin se në cilin koalicion do të jetë LSI në zgjedhjet e 2017. Natyrisht ai këtë e ka justifikuar më argumentin se do të jenë forumet që ato do të vendosin. Por në fakt në politikën shqiptare e vetmja gjë që dihet qartësisht është se vetëm forumet nuk pyeten nga krerët e partive dhe se ato janë thjeshtë fasada. Qartazi Meta kërkon të rrisë pazarin. Këtë e bëri të qartë dhe pak ditë më parë gjatë një interviste, ku qartazi hodhi kartat për Kryeministër. Edhe deputetë të LSI janë deklaruar se kjo force politike nuk ka përse mbështet më kryeministra, të cilët nuk kanë teserën e LSI. Por a do e lejojë këtë Rama? Nëse për Ramën ai do të ketë kushte mjaft të rënda, për Bashën kushtet e tij do të jenë dërrmuese. Basha nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Madje mund të pranojë edhe që Meta të bëhet kryeministër vetëm që të vijë në pushtet, pasi qartazi PD është tërësisht e pafuqishme.

Por cilat do të jenë subjektet përcaktuese të fituesve?

Këtu qëndron edhe gjithë filli i enigmave të cilat duhet të zgjidhin krerët e partive. Është një gjë të mbash një qeveri në këmbë nëpërmjet koalcionit, dhe një gjë tjetër të kesh një koalicion që të siguron fitoren në zgjedhje. Pesha e LSI është jo pak përcaktuese në këtë drejtim. Por nga ana tjetër edhe e PDIU ka rolin e vet. Praktikisht edhe thirrjet e Bashës për bashkim pa dallim mësë shumti u adresohen këtyre dy subjekteve politike, të cilat kanë rol jo të vogël në skemën për të fituar zgjedhjet. Por jo pa rol janë edhe disa subjekte të tjera politike si PAA, FRD, PR, PDK, PBDNJ, LZHK, të cilat kanë rol, por nuk janë aspak përcaktuese, pasi mësë shumti ato mbledhin nga thërrmijat që bien nga tryeza e ndarjes së mandateve të deputetëve. Partitë ende nuk kanë hyrë në llogari konkrete. Faza e parë është ajo e krijimit të faktorëve psikologjik. Tani në këtë fazë jemi. Por ajo që normalisht nënvleftësojnë krerët e partive është faktori votues. Ata i shohin koalicionet si një zgjidhje matematikore, duke ngjizur mandate që mendojnë se i bëjnë fitues të zgjedhjeve, pavarësisht rrethanave apo kushteve në të cilat janë prodhuar ato mandate. Ndonëse ka ende kohë deri në zgjedhjet e 2017, ajo po konsumohet me shpejtësi, ndaj dhe vendimet për koalicionet e ardhshme nuk do të vonojnë shumë. Ajo që është e sigurtë është se nuk do të ketë surpriza.

 

 

Next Post
Vetëvendosje do të protestojë brenda e jashtë Kuvendit

"Vetëvendosje s’mund të jetë ofertë e dytë e qytetarëve, por kurrë as e para"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In