• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KMSH pezullon hoxhën që filmoi rrëfimin e nuses për vrasjen e vjehrrës

by A R
17/03/2018 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka pezulluar hoxhën që u akuzua për fshehje të krimit. Hysen Shehu shërbente në xhaminë në Qytetin Studenti në Tiranë, por praktikonte edhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme në banese ku edhe regjistroi rrëfimin e nuses që vrau vjehrrën duke e helmuar me fostoksinë.

Hysen Shehu është hoxhë në Xhaminë e Çollakëve në Qytetin Studenti. Por në kohën kur nuk është në xhami, hoxha ndihmon njerëzit që mendojnë se janë prekur nga magjitë. Në faqen e tij në facebook ai ka publikuar edhe një listë të problemeve që ai zgjidh duke kënduar vargjet e Kuranit.

Aktualisht ai ndodhet në qeli i akuzuar për moskallëzim krimi. Shumica e njerëzve nuk pranojnë të flasin për hoxhën, por ata qe kane patur kontakt me të e vlerësojnë.

“Për ne ka qenë shumë i mirë, korrekt. Edhe njëherë kur mu sëmur mua nusja, ai bëri njeri. Edhe vllain ai e solli në vijë, gocën e hallës. U këndoi me gjerat e veta për t’i larguar xhindët. Si në xhami”, thotë një i ri.

Shpresa Abdullai e afërme e viktimës Lirie Lami, e njeh hoxhën për famën e tij. “Si hoxhë ka bërë shumë mirë”, thotë ajo.

Hoxha Hysen Shehu, njihet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. “Ka qenë hoxhë i emëruar që nga 2015-a dhe shërbente tek xhamia e Çollakeve ne Qytetin Studenti. Ne kemi marrë masën e pezullimit deri në momentin që Gjykata të marrë masën e lirimit nga akuzat”, u shpreh për TCH Ylli Gura, myftiu i Tiranës.

Por a mban përgjegjësi Komuniteti Mysliman për veprimtarinë që ushtronte në shtëpinë e tij hoxha i Xhamisë së Çollakëve?

“Përgjegjësia e Komunitetit është brenda Xhamive në raport me shërbimet që japin brenda këtyre edhe besimtarët. E aspak në raport me shërbimet personale apo private që japin arta në shtëpinë e tyre. Më e mira është që aktivitete të tilla duhet të certifikohen”, tha Ylli Gura.

Hoxhe Hysen Shehu deklaroi ne gjykate se qe nuk ja lejonte feja ta publikonte rrëfimin e besimtares.

“E para është shenjtëria e jetës dhe shenjtëria e privatësisë. Nuk ka në kornizën e fesë tonë moskallëzim për vepra të tilla penale. Çdo hoxhë mban përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që bie ndesh me legjislacionin ne fuqi”, shton Ylli Gura.

Hoxha ishte në dijeni të një vrasjeje prej një viti dhe kishte edhe prova, të cilat nuk i referoi në organet kompetente, duke u akuzuar sot për moskallëzim krimi./a.m.

Next Post
Tiranë, vidhte karburant nga automjetet në rrugë… Kujdes ku e parkoni makinën

Zbardhet vendimi, rrugët e reja ku futet sistemi me pagesë i parkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com