Merr fund “telenovela” Milan. Sot nis një kapitull i ri në historinë e klubit kuqezi, që kalon në duart e investitorëve kinezë pas 31 vitesh në pronësi të Silvio Berluskonit. Operacioni u mbyll praktikisht pak pas mesditës, kur Li Yonghong derdhi në arkat e shoqërisë kuqezi 370 milionë eurot e fundit pas dy kësteve të mëhershme nga 100 milionë, duke marrë në pronësi 99.93 për qind të aksioneve. Shuma u pagua në një shoqëri financiare nga Luksemburgu të përzgjedhur nga vetë kinezët, dhe pas gati një ore paratë kaluan në llogarinë e “Fininvest”-it në Milano.
Pas hedhjes së firmave në kontratë, gjatë pasdites “Fininvest” konfirmoi mbylljen e operacionit me një komunikatë zyrtare ku thuhet mes të tjerash se Milani u vlerësua me 740 milionë euro, ku përfshihej edhe borxhi prej 220 milionë eurosh. /ma.me











