• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klubi i “milionit të parë” në politikë dhe media

by A R
22/12/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erjon Braçe

(Një Replikë me Blendi Fevziun e Lulzim Bashën)

Dy njerez, plotesues te njeri tjetrit ne vanitet, kotesi, zbrazeti, padituri, perfitime, pasuri dhe ne ate qe quhet “milioni i pare”, kane mbeshtetur njeri tjetrin ne idene e perbashket te “arrestimit ne rruge te te korruptuarve”.

Qe ketij vendi i duhet nje fryme e re kunder korrupsionit, kjo eshte e dukshme, domosdoshmeri gjithashtu.

Por une mendoj qe ajo duhet te jete pa diskutim institucionale dhe te kete produkt fundor ate qe ka munguar gjeresisht deri sot:

Ndëshkim i ashpër ligjor;

Sekuestrimin e pasurisë së vënë përmes akteve korruptive.

Shikoni, deri me sot i kam pare te gjitha llojet e betejave kunder korrupsionit;

Ate mediatike, e cila, edhe pse konkrete, e mbeshtetur ne fakte e prova, ka patur per kundershtare nje grup te qarte “analistesh”, “gazetaresh”, te cilet, jo vetem qe kane mbrojtur te korruptuarit ne politike dhe egzekutiv, ne cdo nivel, por kane sulmuar egersisht dhe koleget e tyre;

Zotnia qe sot “argumenton” kete “arrestin ne rruge” eshte simboli nder ta dhe une nuk e mbaj mend ne 22 vite te kete denoncuar nje akt korruptiv ne kete vend;

Une e di perse; politikani apo ekzekutivi i korruptuar nuk i duhet popullit me se shumti, jo, i eshte dashur edhe ketij grupi “gazetaresh te pasur”, te cilet pa diskutim duhet te justifikojne edhe ata “milionin e pare”;

Ate politike, e cila, eshte e ashper ne opozite, konkrete gjithashtu, demonstron vullnet e angazhim deri ne dere te prokurorise ne shume raste-sic ne beme, edhe kjo e sulmuar po aq e ketu nuk ndryshon gje fare, por me difektin e rende te zbehjes ne rastin e nderrimit te pushteteve deri ne pamundesi, me produkt final serish pandeshkueshmerine;

Ate ekzekutive, e cila, kurre nuk eshte ngjitur ne nivelin me te larte te korrupsionit i cili mori imunitet absolut, perkundrazi, per 8 vite me radhe, te fundit te nje pushteti berishist, jo vetem qe mbyti cdo ze konkret kunder korrupsionit, ndertoi nje makineri te tere balte kunder cdo individi, politikani apo gazetari te angazhuar kunder korrupsionit duke rekrutuar te tjere “gazetare”, gazeta, televizione, studio e emisione ne to, por edhe u perfshi ne vjedhje masive te pasurise publike e parase po te tille, me produkt akte barbarie sic ai i Gerdecit, kurre te hetuara e gjykuara si akte kriminale edhe te korrupsionit;

Ate juridike, e cila, nuk ka egzistuar kurre as ne hetim e as ne gjykim, ka degraduar me shume ne pastrim te politikanit apo egzekutivit te korruptuar dhe ne ndeshkim te kujtdo qe ka folur kunder korrupsionit;

Me keq akoma, ka ndertuar nje rreth edhe me te korruptuar duke ofruar sherbime antiligjore per politikanet dhe egzekutivet e korruptuar dhe, duke marre “leje” kriminale per te rrjepur cdo kriminel qe ka paguar favorin ndaj tij apo cdo qytetar qe ka “blere” “drejtesine e tij.

Eshte nje histori e afert por edhe e gjate kjo.

Nje histori ku te fituarit kane dale politikane, egzekutive te korruptuar dhe pronare mediash e analiste prane tyre.

Kane mbajtur njeri tjetrin, kane kembyer sherbime mes njeri tjetrit, mbrojtje e legjitimim respektiv, perfitime gjithashtu, jane bere milionere ne euro apo dollare por kurre nuk kane spjeguar apo deshmuar me fatura se si e bene “milionin e pare”.

Kjo eshte arsyeja pse sot kemi dy kasta;

Ate te politikaneve te korruptuar qe riciklohen dhe ate te gazetareve te pasur qe si gjen kerkund ne bote!!

Sot lexova se;

Tek gazetari i pasur, ne u dashka te shohim njeriun qe ka bere sukses dhe jo sherbetorin e politikanit te korruptuar i lidhur pafundesisht me te, per te marre prona qe si ka patur kurre e per te marre jashte radhe ate qe te tjeret se marrin dot, per te marre nje njolle qe kerkush tjeter se merr ne nje plan ndertimesh derguar mu mbi pronen e tij, pastaj nje leje qe vlen shume milione ne treg, edhe qe se meriton, edhe jashte radhe kur mundet sipas njolles se marre me heret ne te njejten menyre; per tu favorisuar ne tendera publike, ne kontrata qiraje, taksa e cdo gje tjeter si vendimmarrje e politikanit.

Sot lexova gjithashtu se; tek politikani duhet domosdo te shohim te korruptuarin, ate qe nuk ka pasuri te tijen qe buron nga puna e nderi, por pasuri te grabitur duke shfrytezuar pushtetin politik, firmen e vulen.

Jo sulltan;

Ti nuk mund te na fusesh te gjitheve ne nje thes.

Poooo, ka politikane te korruptuar, jane te gjithe te studios tende dhe i njohin gjeresisht.

Është klubi i “milionit të parë”.

Dallohen e dalloheni kollaj, jo thjesht pse mbeshtesni njeri tjetrin, por sepse jeni njesoj, visheni njesoj, mburreni me placken po njesoj, tregoni orat po njesoj, vilat i keni ngjitur e po te njejta, pushoni bashkerisht mbi jahte dhe luksin na i deshmoni per standard suksesi e ndershmerie.

Ky me te te cilin ndani te njejten ide qe ne fund nuk ka asnjehere “ndeshkueshmerine” si produkt, eshte i vetmi politikan sot qe ka nje akuze te ngritur e te pa gjykuar, refuzon te gjykohet nderkohe qe per te nuk duhet te kete arrest ne rruge por arrest ne gjykate.

Ky e kryeson KLUBIN tuaj, KLUBIN E MILIONIT TE PARE!!

Me ju duhet te nise fryma e re kunder korrupsionit;

Me llogaridhënien për milionin e parë.

Next Post

Olgera Lleshaj: Kush nuk këndon “live” nuk është këngëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In