• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH: Universiteti i Korçës shkelje me administrimin dhe prokurimet, të hetojë prokuroria!

by Java News
13/09/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin Financiar dhe të Përputhshmërisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, për periudhën nga 01.01.2016 deri më 31.12.2017. Nga auditivi, sipas KLSH janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, e veçanërisht në fushën e administrimit financiar, kontrollit të brendshëm dhe të prokurimeve publike, të cilat evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të depozituar në subjektin e audituar.

RAPORTI I PLOTE
Një ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohet në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe për të cilën i është kërkuar prokurorisë një hetim i thelluar, është ajo e parregullsive në administrimin e dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve ndërtimore si dhe likuidimit të tyre në kushtet e mungesës së mbi 95 % të librezave të masave për objektin “Rikonstruksioni i godinës ish konvikti i shkollës mekanike”. Më konkretisht ka rezultuar:

Kontrata bazë dhe shtesë përbëhet prej 4 situacione pjesore progresive, të cilat nuk janë shoqëruar me libreza masash pjesore, në kundërshtim me Udhëzimin e KM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit” dhe Udhëzimin Nr. 1, datë 16.6.2011 “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2001 të Këshillit të Ministrave “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika 3.3 ku përcaktohet se:

“Situacionet mujore pjesore, progresive dhe përfundimtare hartohen mbi bazën e volumeve të llogaritura në librezën e masave dhe çmimeve faktike, mbështetur në analizat teknike të çmimeve, që përfshihen në manualin teknik të çmimeve të ndërtimit, të miratuara çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Ato firmosen nga drejtuesi teknik i objektit, mbikëqyrësi i punimeve dhe përfaqësuesi ligjor i sipërmarrësit për të cilin është miratuar leja e ndërtimit”.

Në kushtet e mungesës së dokumentacionit teknik të mbikëqyrësit dhe AK, argumentimet mbi rritjen e volumeve të punimeve nuk justifikohen me llogaritje metrike me librezën e masave në përputhje me Udhëzimin Nr. 1, datë 16.6.2011 “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2001 të Këshillit të Ministrave “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika 3.2, që përcakton se:

“Libreza e masave për punimet e ndërtimit është dokumentacioni bazë për verifikimin e saktësisë së vëllimeve të punimeve të ndërtimit, të vendosura në situacion. Kjo librezë hartohet nga drejtuesi teknik i objektit dhe firmoset nga ai, nga mbikëqyrësi i punimeve dhe nga përfaqësuesi ligjor i sipërmarrësit, për të cilin është miratuar leja e ndërtimit”.

Si përfundim, nga OE me të cilët është lidhur kontrata e zbatimit të punimeve të rikonstruksionit të godinës, janë përfituar padrejtësisht punime të pakryera dhe të mbivendosura, duke i shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 1,068,188 lekë me TVSH.

Nga auditimi i mbajtjes së kontabilitetit janë evidentuar parregullsi e shkelje pasi, nuk janë aplikuar në mënyrë të drejtë rregullat kontabile në bazë të parimit të angazhimeve dhe detyrimeve të konstatuara; ekzistojnë shkelje e mangësi në hartimin e dokumentacionit justifikues të shpenzimeve për karburante e lëndë djegëse në sasinë 99,984 litra në vlerën 15,059,295 lekë; parregullsi ligjore në kryerjen e të gjithë fazave të inventarizimeve fizike të aktiveve; janë kryer transferime të aktiveve pa i pasqyruar në librat e llogarisë; mosdokumentim i sipërfaqeve dhe vlerave të tokës truall dhe fondit të tokave bujqësore në dispozicion të Universitetit, që rezultojnë me një diferencë prej 40,48 ha, etj.

Nga auditimi ka rezultuar se institucioni nuk ka përditësuar rregulloren e brendshme me ndryshimet ligjore që ka pësuar legjislacioni mbi arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor; janë kryer pagesa të personelit akademik për orët e ngarkesës mbi normë 30-70% (paguar gjithsej 26,266 orë mësimore me vlerë 22,385,780 lekë), në kundërshtim me kërkesat e ligjit për arsimin e lartë dhe Udhëzimet e MAS; parregullsi në zbatimin e dispozitave të prokurimit publik, (që nga përllogaritja e fondit limit deri në marrjen në dorëzim të mallrave, punimeve e shërbimeve). Rezultatet e auditimit kanë evidentuar pagesa të pa ligjshme të Bordit të Administrimit dhe në konflikt interesi, dobësi në zbatimin e procedurave të menaxhimit financiar dhe kontrolleve të brendshme, etj.

KLSH në bazë të përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në RSH“, ka rekomanduar masat për përmirësimet e kuadrit nënligjor në fuqi, si plotësime e ndryshime të VKM nr. 418, datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”, në lidhje me vendosjen e tarifave të shpërblimit për anëtarët e Bordin e Administrimit që angazhohen në këto funksione administrimi.

Si përfundim, për përmirësimin e gjendjes dhe korrigjimin e pasojave të shkeljeve të konstatuara, strukturave përgjegjëse të universitetit “Fan S.Noli” Korçë u janë rekomanduar gjithsej 22 masa organizative, 2 masa për përmirësim legjislacioni, 9 masa për shpërblim dëmi,10 masa disiplinore dhe 15 masa administrative, etj.

Në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e kundraligjshme si dhe ato të evidentuara në Raportin përfundimtar të Auditimit përgjegjësia kryesore bie mbi mbikëqyrësin e punimeve të ndërtimit (apo dhe mbi persona të tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve penale).

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimit nr. 74, datë 30.06.2018 si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa “gj” të ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, KLSH ka dërguar indicie penale, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

ma.me

Next Post
Thaçi këmbëngul për kufijtë: Korrigjim padrejtësive të bëra ndaj shqiptarëve

Presidenti Thaci përshëndet votimin në PE për liberalizimin e vizave me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

December 29, 2025
Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

December 29, 2025
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

“SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL!” Avokati Idajet Beqiri: 21 Janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

December 29, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Fundi i zgjedhjeve më të gjata në historinë e Kosovës, nga Shkurti në Dhjetor

December 29, 2025
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Parashikimi astrologjik për 2026, Meri Shehu: Viti i shenjave të zjarrit…

December 29, 2025
Foltorja e PD, Berisha me një grusht njerëzish në protestën para Kryeministrisë

Foltorja e PD, Berisha me një grusht njerëzish në protestën para Kryeministrisë

December 29, 2025
Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

December 29, 2025
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Kushtetuesja i përgjigjet opozitës: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur! Shqyrtimi në seancë publike më 22 janar

December 29, 2025
Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

December 29, 2025
Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com