• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH pezullon drejtorin juridik, bëri thirrje për bojkot të punës

by Java News
20/09/2019 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Displinor i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur procedimin disiplinor kundër Drejtorit të Departamentit Juridik në këtë institucion, pasi u ka bërë thirrje punonjësve të ndërpresin punën audituese. Argumenti i dhënë nga Drejtori i Departamentit Juridik Ermal Yzeiraj është cështja e kompetencave pasi aktualisht KLSH nuk ka kryetar, pasi Bujar Leskajt i ka përfunduar mandati vitin e kaluar.

Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërishë brenda-institucionale, që sipas tij e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga kryetari tek zv. kryetarja dhe që më pas vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të kryetarit Leskaj.

Për të gjitha këto, KLSH fajëson vonesën në emërimin e një kryetari të ri të KLSH-së nga institucionet e Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë që Presidenti Meta ka propozuar tre emra për kryetar të KLSH-së, Vitore Tushën, këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri dhe ish-këshilltarin e Berishës, Petraq Milo, të cilët janë refuzuar nga shumica në parlament.

NJOFTIMI I PLOTË I KLSH-së
Në dt. 13.09.2019, Drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, përmes një komunikimi elektronik me e-mail tek pjesa më e madhe e stafit auditues të institucionit, parashtroi disa shkelje të pretenduara prej tij, që preknin funksionet parësore audituese dhe ato mbështetëse institucionale. Ky e-mail i dytë i Drejtorit Juridik vjen në vazhdën e një memoje fillestare të përcjellë elektronikisht prej tij më dt. 02.05.2019 tek Kryetarja në detyrë, Sekretarja e Përgjithshme, Drejtoresha e Përgjithshme dhe Drejtorët e Departamenteve të Auditimit në KLSH.

Në të dyja komunikimet, në mënyrë të përsëritur, Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërish brenda-institucionale, që e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek Zv. Kryetarja e vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të Kryetarit, ngjarje këto që lidhen me vonesën në emërimin e një Kryetari të ri të KLSH-së nga institucionet e Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas trajtimit me kujdes të këtyre informacioneve nga ana e drejtuesve dhe punonjësve të KLSH-së, konsultimit me bazën ligjore e rregullative, si edhe me ekspertë të huaj, bashkëpunëtorë të institucionit, qëndrimi institucional është sa vijon:

1. Drejtori i Departamentit Juridik këshillohet të ndjekë çdo rrugë ligjore për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të ngritura prej tij. Nën moton “Udhëheqim përmes shembullit”, KLSH është e hapur dhe transparente për të provuar në çdo rast ligjshmërinë e veprimeve të çdo punonjësi të saj, duke nisur nga Kryetari e më tej deri tek specialisti, përpara organeve kompetente dhe opinionit publik.

2. Drejtori i Departamentit Juridik, në të dyja komunikimet, u bën thirrje punonjësve të KLSH-së të ndërpresin punën audituese. Kjo thirrje anti-kushtetuese, nga një punonjës i vetë KLSH-së, është një akt i rëndë për interesat e shtetit dhe institucionit. Përmes kësaj thirrjeje për bojkot institucional, që shpeshherë merr edhe formën e shantazhit, Drejtori Juridik merr atribute që tejkalojnë dhe kundërshtojnë në mënyrë flagrante kompetencat e detyrës për të cilën paguhet nga shteti.

3. Drejtori i Departamentit Juridik kërkon nga të gjithë punonjësit e KLSH-së që të marrin një qëndrim personal për pretendimet e ngritura prej tij në të dyja komunikimet. Të gjithë punonjësit e KLSH-së, si stafi auditues, ashtu edhe ai mbështetës, kanë vijuar të paraqiten në punë dhe të kryejnë të qetë e me përkushtim detyrat e tyre funksionale.

Në kushtet kur Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë së afërmi në Kuvend mbi “Zbatimin e Buxhetit 2018”, detyrim ky që buron nga Kushtetuta dhe i ngarkohet me ligj Kryetarit të KLSH-së, punonjësit dhe drejtuesit kanë intensifikuar angazhimin e tyre, për të gjeneruar një raport cilësor, objektiv dhe të besueshëm, sikurse çdo vit. Raporti i KLSH-së mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit është dokumenti që i jep dritën e gjelbër vijimit të procedurave për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

4. Për sa më lart, Komisioni Displinor, i ngritur me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit të Etikës dhe Integritetit dhe me përbërje: 1. Drejtor i Përgjithshëm, 2. Sekretar i Përgjithshëm, 3. Drejtor i Burimeve Njerëzore, 4. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në institucion dhe 5. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në njësinë ku punon nëpunësi ndaj të cilit ka nisur procedimi, pasi shqyrtoi shkeljet e referuara me shkresën nr. 696, dt. 17.09.2019 dhe në mbështetje të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM-së nr. 115 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen dhe vendim-marrjen në Komisionin Displinor në Shërbimin civil”, vendosi që me shkresën nr. 696/11, dt. 19.09.2019 të nisë Procedurën Disiplinore ndaj Drejtorit të Departamentit Juridik në KLSH. Gjithashtu me shkresën nr. 696/12, dt. 19.09.2019, Komisioni Disiplinor, në përputhje me Kreun X, Nenin 59, pika 6 të Ligjit 152/2013, i ndryshuar, vendosi Pezullimin e Përkohshëm të Drejtorit të Departamentit Juridik deri në përfundimin e Procedurës Displinore. /l.m

Next Post
Gjyqtarët ‘harrojnë’ ta shpallin të pafajshëm Saimir Tahirin nga akuza për drogë, zbulohet gafa në vendim

Gjyqtarët 'harrojnë' ta shpallin të pafajshëm Saimir Tahirin nga akuza për drogë, zbulohet gafa në vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In