• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH padit ish-drejtorin dhe 7 specialistë të ALUIZNI-t, kryen legalizime antiligjore

by A R
21/04/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i SHtetit ka depozituar kallëzime penale për ish-drejtorin, 2 përgjegjës sektori te legalizimit, 3 ish-përgjegjës ne te njejtin sektor dhe 2 specialistë të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Kamëz-Vorë (fshat).

KLSH permes nje njoftimi ben me dije se ata akuzohen per legalizime të paligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz.

Akuzohen se nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.

AUDITIMI 

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr. 1040/1, datë 12.10.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Kamëz-Vorë (Fshat) për periudhën Janar 2015 deri më Korrik 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.12, datë 28.02.2018 të Kryetarit, ku janë gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

– Në 11 raste, për sipërfaqen 3842 m2, komuna Paskuqan, ka kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “Shtet” dhe privat, në afërsi të rezervuarit të Paskuqanit, për truall të shitur dhe tjetërsuar në truall privat, ku distanca e objekteve nga bregu i rezervuarit të Paskuqanit është më e vogël se 100 ml.

-Në 12 raste me sipërfaqe prej 5603m2 në komunën Paskuqan, kan kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “SHTET” dhe privat, në afërsi të Lumit të Tiranës, ku distanca e objekteve nga bregu i Lumit të Tiranës është më pak se 100 ml, distanca brenda të cilave pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme.

-Në 2 raste, kanë kryer legalizime të ndërtimeve informale të cilat kufizohen me rrugë automobilistike të kategorive B dhe C, në distancë prej rrugëve deri në 10 m, kur distancat e lejuara nga rrugët interurbane të këtyre kategorive janë: 20 m për rrugët e kategorisë B dhe 10 m për rrugët e kategorisë C.

– Në të gjitha rastet e audituara kanë kryer legalizimin e objekteve informalë, në kushtet kur në praktika mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 175,886 mijë lekë.

-Në 28 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve në mungesë, pa nënshkrim të deklaratës personale për shkak të faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit, për marrjen përsipër të përgjegjësisë për çdo pasojë.

-Kanë shkelur afatet kohore në kundërshtim me urdhrin, duke krijuar vonesa në likujdimin e tarifave të parcelave ndërtimore, për vlerën 1,556,400,000 lekë + bono privatizimi, si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit.

-Mungon dokumentacioni shkresor për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur dhe nuk ka dokumentacion për informimin e DP të ALUIZNI-t Tiranë dhe Bashkinë Vorë e Kamëz. Nuk kanë respektuar afatin prej 60 ditësh për marrjen e vendimit për kualifikimin ose jo të objektit nga konstatimi.

-Për periudhën e 6-mujorit të parë 2017 kanë dhënë me vonesë lejet e legalizimit për 1635 leje legalizimi për ndërtime dhe shtesa informale, pasi vetdeklarimet janë bërë në vitin 2006, konstatimi, kualifikimi dhe VKM janë bërë mbi 1 vit më parë.

-Mungesë të vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 175,886,000 lekë.

– Nuk ka dokumentacion shkresor në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e objekte të mbrojtura dhe nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe bashkinë Vorë e Kamëz.

– Nuk ka mbajtur evidenca mbi sipërfaqet e lira në pronësi shtet, lënë jashtë procesit të legalizimit dhe të pamundura për parcelizim për vetë pozicionin gjeografik që kanë, por që posedohen nga subjektet pa asnjë detyrim financiar apo qiraje, pra nuk ka marrë asnjë masë për të njoftuar dhe bashkëpunuar me institucionet vendore, konfirmimin e tyre në pronësi shtet apo vlerësimin e tyre si troje që përdoren nga qytetarët, pa u taksuar ose për kthim në ambiente publike.

-Këto parcela janë zvogëluar me qëllim përfitimi për të qenë në kufirin deri në 300/500 m2,për të cilat mungojnë genplanet e hartës fushore, ortofotot digjitale dhe hartat vektoriale të pronësive dhe në 4 raste nuk përcaktohet hyrja në parcelën ndërtimore ose në objekt.

– Në 3 raste u konstatua ndryshim i numrit të zërit kadastral dhe në 1 rast ndryshim i numrit të pasurisë për sipërfaqe 401,4 m2 për interesa të caktuara.

– Në 7 raste mungon statusi juridik i pasurisë me sipërfaqe 1780.7 m2, në kundërshtim me nenin 27/d të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 , i ndryshuar me ligjin 50/2014, dhe nr. 62/2015.

-Në 2 raste me sipërfaqe 680 m2 nuk është legalizuar ngrehina funksionale (mur rrethues ose ngrehinë ndihmëse) brenda sipërfaqes parcelës ndërtimore.

-Në 4 raste me sipërfaqe të legalizuar prej 1684.9m2, u konstatua mosrespektim i distancës së ndërtimit informal nga rruga kombëtare( autostrada Tiranë-Durrës).

– Në 1 rast objekti informal 1- kat paraqitet karabina pa mbulesë me çati ose soletë për parcelën ndërtimore me sipërfaqe 274,5 m2, në ZK 2066, pasuria 82/88), sipas fotove të vet deklaruesit.

-Në 3 raste; objekti i legalizuar 1 kat + bodrum, rezulton ndryshe sipas fotove të objektit, pasi është 2 kate mbi tokë, një rast ka ngushtuar trotuarin pranë rrugës nacionale Bulevardi Blu (B) dhe në 1 rast objekti i legalizuar është ngjitur me kolektorin në ZK 2066, pasuria 82/88.

Është konstatuar se kërkohet përmirësim ligjor, të cilin e kemi rikërkuar si KLSH, pasi është krijuar raport i zhdrejtë midis subjekteve objekt legalizimi dhe pronarëve të tokës, për:

a. Lejimi i legalizimit të ndërtimeve informale pa paguar të gjitha detyrimet financiare, në vend që legalizimi të kushtëzohej me shlyerjen e të gjitha detyrimeve.

b. Lënia jashtë legalizimit të sipërfaqeve të lira të parcelave ndërtimore, në posedim nga subjektet informale, në vend që të legalizoheshin me pagesë sipas çmimeve të tregut.

-Për 2594 objekte është zbatuar VKM nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM 1095, datë 28.12.2015, për dhënien e lejes së legalizimit vetëm për objektin, pa u likuiduar parcelat ndërtimore, duke zgjatur procesin e legalizimit dhe afatet kohore.

Në dhënien e shërbimit të matjeve në terren është konstatuar se është paguar subjekti privat më tepër në vlerën +1,981,760 lekë, si llogaritje gabim TVSH dhe vlerën prej 3,999,552 lekë si penalitet i pa llogaritur për mosrespektim kontrate.

KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës: E.B, I.SH, E.T me detyrë përgjegjës sektori, z.A.B juristi i institucionit dhe J.N, N.M, N.V, I,K A.T, K.SH, SH.K, N.V, E.P, Z.L dhe S.S me detyrë specialistë.

Për z.S.B dhe znj.E.B përgjegjëse sektori të legalizimit, A.J, F.G, F.G ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, F.P me detyrë specialist dhe znj. N.K. specialiste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH me shkresë nr. 1040/12 prot., datë 06.04.2018 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse./a.m.

Next Post
Vendosja në skemën e TVSH, bizneset e vogla në Peshkopi në protestë

Vendosja në skemën e TVSH, bizneset e vogla në Peshkopi në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje…

December 18, 2025
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

December 18, 2025
Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

December 18, 2025
Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

December 18, 2025
Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

December 18, 2025
SPAK mbyll hetimet për dosjen “Revanshi 2”, çon për gjykim Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë

Tenderat e AKSHI-t/ Përfundon procesi për masat e sigurisë ndaj gjashtë personave, ja çfarë vendosi Gjykata e Posaçme

December 18, 2025
Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In