Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur 12 punonjës të Minisitrsë së Mbrojtjes. Padia e KLSH është depozituar pas kryerjes së një raporti auditimi në lidhje me prokurimin e kryer për rikonstruksionin e ambjenteve të Ministrisë. Referuar dosjes së KLSH, është proceduar me nisjen e punimeve pa u miratuar më parë projekti.
Në listën e argumenteve të KLSH, citohet përdorja pa efikasitet e fondeve të mbrojtjes. Po ashtu, janë vërejtur edhe shkelje në planifikimin e Buxhetit të Mbrojtjes.
Sipas KLSH-së, zyrtarët e kallëzuar penalisht kanë kryer shkelje në blerjen e mjeteve të blinduara për Policinë Ushtarake.
Dëmi i përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kap shifrën e 942 mijë dollarëve.