• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me gjykatën e llogarive të Rumanisë

by Java News
20/09/2018 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLSH nënshkroi rinovimin e Marrëveshjes dhe Planin e Bashkëpunimit për aktivitete të  përbashkëta 2018-2021 mes Gjykatës së Llogarive të Rumanisë dhe KLSH-së. Presidenti i Gjykatës, z. Mihai Busuioc vlerësoi këtë marrëveshje si të rëndësishme për institucionin e tij dhe objektivat e tij reformuese, pas marrjes së detyrës një vit më parë nga Parlamenti rumun. Ai u shpreh se për institucionin shqiptar të auditimit të jashtëm publik kishte marrë opinion tejet pozitiv nga Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Portugalisë dhe ish-President i Gjykatës Evropiane të Audituesve(ECA), Dr. Vitor Caldeira dhe theksoi se “me nisma konkrete do të zhvillojmë vullnetin tonë për punë të përbashkët, punë që do të sjellë vlerë të shtuar për audituesit e dy SAI-ve tona”.

Kryetari Leskaj u shpreh se, bazuar në moton e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)” dhe në Nenin 15 “Shkëmbimi ndërkombëtar i eksperiencave” të Deklaratës së Limës, ISSAI 1, “Po nënshkruajmë këtë Marreveshje dhe Plan të përbashkët Veprimi për disa arësye themelore. Së pari, për shkak të lidhjeve historike mes popujve tanë, popullit shqiptar dhe popullit mik rumun, në këtë vit të kremtimit të 100 Vjetorit të Bashkimit të Rumanisë, së cilës i jemi mirënjohës se ka mirëpritur dhe mbajtur në gjirin e saj patriotët shqiptarë gjatë viteve 1890-1912, në përpjekjet e tyre të pareshtura për liri, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e Shtetit shqiptar në vitin 1912. Së dyti, nënshkruajmë bashkëpunimin në vlerësim të personalitetit të fuqishëm reformues të z. Mihai Busuioc, President i Gjykatës së Llogarive të Romanisë. Ne kemi shumë për të mesuar nga Gjykata e Llogarive e Rumanisë, një SAI i madh evropian dhe me tradita. Besojmë se shkëmbimi i eksperiencave më të mira në auditim do të kontribuojë  në zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të institucioneve tona”.

Gjatë vizitës në Rumani, Kryetari i KLSH u prit nga Kryeministrja e Rumanisë, zj. Viorica Dăncilă në zyrën e saj të punës. Zj. Dăncilă theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Rumanisë është me rëndësi për bashkëpunimin ballkanik dhe integrimin e plotë të vendeve të rajonit në familjen e madhe evropiane. “Në këtë drejtim”, cilësoi Kryeministrja Rumune,” partneriteti mes të dyja institucioneve supreme të auditimit luan një rol parësor”.

Next Post
Ronaldo rrezikon ta paguajë shtrenjtë kartonin e kuq

Ronaldo rrezikon ta paguajë shtrenjtë kartonin e kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In