• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH kallëzon në Prokurori, Kryetarin e Bashkisë Kukës

by Java News
31/01/2018 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLSH kallezon ne Prokurori, Kryetarin e Bashkise se Kukesit. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 59 milionë lekë, ndersa shpenzime jane jo në përputhje me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë në vlerën 65 milionë lekë

RAPORTI

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 774/1, datë 17.07.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për periudhën 01.01.2015 deri më 30.06.2017, me objekt: “Vlerësimi i përputhshmërisë mbi shkallën e zbatimit nga subjekti i audituar i ligjeve, rregulloreve dhe politikave të vendosura”.

Me Vendimin nr. 216, datë 31.12.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Bashkinë Kukës dhe me shkresën nr. 774/18, datë 31.12.2018, i janë përcjellë këtij institucioni rekomandimet përkatëse me karakter organizativ, në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 32 milionë lekë; rekomandime për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale prej 59 milionë lekë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive administrative në lidhje me kryerjen e shpenzimeve me efekt negativ në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet të fondeve publike (3-E-të) në vlerën 65.1 milionë lekë.

Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish në zbatimin e dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore në fushën e prokurimeve, sidomos përsa i përket përzgjedhjes së procedurave të prokurimit; përllogaritjes së sasisë së punimeve; hartimit të kritereve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit; vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë konkurrues; si dhe mosrespektim dhe moszbatim të kushteve të kontratës së nënshkruar midis palëve.

Më konkretisht, nga auditimi i tetë procedurave të prokurimit: (1) Shërbimi mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve, (2) Rikonstruksion i qendrës sociale-Kukës, (3) Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora, (4) Mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës, (5) Sistemim i Qendrës së fshatit Orgjost, (6) Rikonstruksion i rrugës Myç-Mëmëz-Vend depozitimi i mbetjeve + ndërtimi i rrethimit të jashtëm të vend depozitimit – Viti 2016, (7) Mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës, (8) Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora, kanë rezultuar shkeljet si më poshtë:
⦁ Janë lidhur kontrata duke përdorur procedurën e prokurimit “Negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, në kushtet kur nuk administrohet asnjë dokumentacion teknik dhe ligjor mbi përdorimin e procedurës, si dhe pa negociuar ofertën e paraqitur, për të cilën është lidhur edhe kontrata shtesë.
⦁ Janë nënshkruar shtesa kontrate pa disponuar dokumentacionin bazë të kontratës fillestare, pa asnjë preventiv të zërave të punimeve shtesë, si dhe pa asnjë argument apo relacion teknik mbi domosdoshmërinë e kryerjes edhe të zërave për punime shtesë, madje në disa raste për zëra punimesh të cilat nuk ekzistojnë.
⦁ Janë vlerësuar dhe shpallur si fitues OE pa provuar nëse kandidatët ofertues me të cilët janë nënshkruar kontratat shtesë plotësojnë minimalisht kërkesat e LPP.
⦁ Janë nënshkruar shtesa kontrate për zëra punimesh të ndryshëm nga preventivi bazë, zëra në preventivin shtesë, si dhe volume të cilat nuk përputhen me librezën e masave.
⦁ Janë prokuruar për të investuar në një objekt me gati të njëjtat zëra punimesh, të cilat kanë qenë parashikuar që në investimin e parë të kryer nga ish-Komuna Kolsh, kur investimi i parë rezulton brenda periudhës së garancisë 2 vjeçare, duke mos kërkuar nga sipërmarrësi i punimeve korrigjimin e defekteve.
⦁ Janë kryer pagesa për “shërbimin e mirëmbajtjes dimërore” të 17 akseve rrugore në muajt Korrik dhe Gusht.
⦁ Janë favorizuar sipërmarrësit e kontratave të shërbimit të mirëmbajtjes së rrugëve, nëpërmjet likuidimit të volumeve të punës dhe shërbimeve të pa kryera në fakt, si dhe të pa monitoruara e pa kontrolluara mbi cilësinë e punimeve dhe dëmtimeve në rrugë.

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik” dhe Ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar.

Në lidhje me shkeljet e sipërcituara, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, kallëzimin penal nr. 774/19, datë 31.12.2017, ndaj z. B.SH. me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe Titullar i Autoritetit Kontraktor me akuzën e konsumimit të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke e orientuar organin e Prokurorisë që të shtrijë hetimet edhe drejt saktësimit të përgjegjësisë penale të një sërë nëpunësve dhe ish-nëpunësve të tjerë të këtij institucioni të konstatuar me shkelje në Raportin Përfundimtar të Auditimit të KLSH-së.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Kukës masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhetin e institucionit, kryesisht në administrimin e tatimeve dhe taksave, në vlerën 32 milionë lekë.

Next Post
FOTO/ Ndotja e Prishtinës, ambasadorit amerikan, ‘i vë’ maskë Skënderbeut

FOTO/ Ndotja e Prishtinës, ambasadorit amerikan, 'i vë' maskë Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In