• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH kallëzon në prokurori drejtorin dhe 4 specialistë të hipotekës Gjirokastër

by A R
18/06/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Gjirokastër, për periudhën 2012- 2015. Sipas KLSH, në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 51, datë 13.05.2016.

Në përfundim të auditimit, KLSH ka kryer kallëzim penal për Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër F.H., specialistin hartograf E.B. dhe 3 ish-specialistët e ZVRPP Gjirokastër K.J., A.ZH. dhe J.A, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Ndër shkeljet kryesore sipas KLSH:

  1. Në 6 raste janë regjistruar 1294 m2 sipërfaqe trualli më tepër nga ajo e përcaktuar sipas listës së trojeve dhe janë lëshuar certifikata pronësie mbi këto sipërfaqe.
  1. Në 4 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si shitje, pjesëtim pasurie dhe regjistrim dëshmi trashëgimie.
  1. Është shkaktuar dëm ekonomik ndaj Bashkisë Gjirokastër dhe Buxhetit të Shtetit në vlerën 16,048,170 lekë, si qera e munguar nga përdorimi i jashtëligjshëm e pa titull pronësie të trojeve, nga të cilat 15,467,670 lekë për përdorimin e paligjshëm të 585.9 m2 truall në pronësi të Bashkisë Gjirokastër dhe 572,400 lekë për përdorimin e paligjshëm të 143.1 m2 truall në pronësi të shtetit.
  1. Është refuzuar pa bazë ligjore regjistrimi i pasurive të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në kundërshtim me Ligjin nr. 10058, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.
  1. Nuk ka një evidencë dhe nuk njihet e raportohet gjendja e pasurive të regjistruara me mbivendosje, mungojnë hartat e pasurive të identifikuara me mbivendosje dhe për pasojë është lejuar regjistrimi me mbivendosje në favor të personave të tretë të 40 pasurive me sipërfaqe totale 17100,9 m2 të llojit truall dhe ndërtesa, pasuri në pronësi të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, kthyer në VKKP nr. 134, datë 13.3.2008.
  1. Në 109 raste nuk është veçuar dhe regjistruar “shtet” sipërfaqja prej 52.849 m2 dhe nuk janë kryer veprime në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme, ndërsa në 110 raste me sipërfaqe totale 20.503 m2, janë kryer veprime me pasojë tjetërsime të sipërfaqeve.
  1. Konstatohet performancë e ulët në administrimin e praktikave, të cilat për një periudhë 5 vjeçare arrijnë mbi 3287 praktikadhe për të cilat ZVRPP, ndonëse ka arkëtuar nga qytetarët rreth 9.9 milion lekë, ende nuk iu ka ofruar atyre shërbimin e kërkuar, me pasojë mungesë transparence ndaj publikut.
  1. Konstatohet mungesë bashkëpunimi ndërmjet ZVRPP dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, që ka sjellë si pasojë nivele të ulëta të regjistrimit të pasurive bujqësore, pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme me të meta dhe mangësi.

Shkeljet e konstatuara më sipër janë në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 33/2012, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, Ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës”, Ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, Ligjin Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe Rregulloren nr. 207, datë 11.06.2007 “Për arkivimin e dokumenteve tekniko-ligjore në ZVRPP”.

Next Post

Euro 2016, shitje rekord të simboleve kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In