• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH gjen shkelje në Bashkinë Kamëz, Xhelal Mziut i ‘avullojnë’ 322 mijë USD

by Java News
04/10/2018 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kërkon konfiskimin e pasurive të personave publikë dhe privatë, që burojnë nga paratë publike, në Bashkinë e Kamzës, e cila drejtohet nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, vetëm përmes 6 procedurave tenderuese abuzive kanë ‘avulluar’ 35,092,429 lekë ose 322 mijë USD. Tenderat abuzivë janë një nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar në Bashkinë e Kamzës. Raporti i kontrollit është miratuar në 17 prill 2018, ndërsa kontrolli është krye për periudhën kohore nga data 01.01.2016 deri më datën 31.12.2017.

Efektet negative financiare janë shkarkuar me tenderat për ndërtimin e rrugës “Liria” Frutikulturë me fond limit 66,668,100 lekë, ndërtimin e rrugës Abdi Bej Toptani”, me fond limit 76,026,526 lekë, ndërtimin e rrugës Demokracia III, me fond limit 44,167,408 lekë, rikonstruksionin e rrugëve kodër e kuqe me fond limit 51,960,948 lekë, rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Kamëz”, me fond limit 69,894,608 lekë dhe për pastrime në territorin e Komunës Paskuqan”, me fond limit 18,500,000 lekë. “Bashkia Kamëz nëpërmjet strukturave përkatëse, të marrë masa të menjëhershme për eliminimin e praktikave të kualifikimit dhe shpalljes fitues të operatorëve ekonomik për 6 procedura prokurimi të llogaritura si diferencë e vlerave të ofertave ekonomike në vlerën 35,092,429 lekë, mos përdorim me efektivitet, eficencë në kushtet e mos plotësimit të kritereve të miratuara në DST, procedura të cilat deri më tani kanë sjellë pasoja me efekte negative të pamatshme”, thuhet në raportin e KLSH. Po ashtu, KLSH ka audituar vetëm 6 investime nga bashkia, ku tek të gjitha ka konstatuar diferenca në volume pune të pakryera. “Në 6 investimet e audituara në Bashkinë Kamëz, me vlerë totale të kontratave 241,256,058 lekë me tvsh nga verifikimi i dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve të ndërtimit të administruara në dosjet teknike si dhe nga verifikimi në terren, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 814,122 lekë pa tvsh si dhe mangësi në dokumentacion”, vijon raporti.

Financimi 463 mijë USD

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hedhur dyshime të forta mbi përfundimin e 50,370,000 lekëve ose të 463 mijë USD, të akorduara nga Bashkia e Kamzës për një kompani, për funksionimin dhe mbarëvajtjen e ekipit të futbollit, ku bashkia është aksionare në masën 49% të aksioneve, ndërsa 51% të aksioneve i ka shoqëria në fjalë. “Në vitet 2016, dhe 2017, Bashkia Kamëz, ka financuar shoqërinë… në shumën 50,370,000 lekë nga të cilat në vitin 2016 në shumën 18,700,000 lekë dhe në vitin 2017 në shumën 31,670,000 lekë për “funksionimin dhe mbarëvajtjen e ekipit”. Shoqëria… për aktivitet sportin e futbollit, në të cilën Bashkia Kamëz, është aksionare në masën 49% të aksioneve ndërsa 51% të aksioneve i ka shoqëria… Alokimi i fondeve, është bërë sipas miratimit me Vendime të Këshillit të Bashkisë dhe Vendimeve të Asamblesë së Aksionarëve të Shoqërisë në datat 06.01.2016 dhe datë 4.01.2017. Nga Bashkia Kamëz, nuk na u paraqitën të dhëna nëse edhe shoqëria…, ka përmbushur detyrimet e saj ndaj shoqërisë…, në raport me pjesëmarrjen në aksione për vlerën 52,425,918 lekë, sipas miratimeve me Vendime të Asamblesë së Aksionarëve të Shoqërisë, në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe të ligjit nr. 7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet”. KLSH kërkon që Bashkia e Kamzës të mos financojë në vijim shoqërinë në fjalë nëse nuk paraqet dokumente financiare që të vërtetojë se ka përmbushur detyrimet e veta financiare si dhe të kërkojë auditim mbi përdorimin e fondeve të alokuara.

Kostoja e largimit të punonjësve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se konstatoja e largimit të padrejtë nga puna në Bashkinë Kamëz dhe ish-Komunën Paskuqan është 4,762,578 lekë. “Për periudhën 01.01.2016 deri më datë 31.12.2017, punonjësit e larguar nga puna nga Bashkia Kamëz dhe ish-Komuna Paskuqan, janë paguar sipas vendimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë, në vlerën 4,762,578 lekë për 7 ish punonjës me efekte negative në buxhetin e Bashkisë. Çështjet gjyqësore, nuk janë ndjekur në Gjykatën e Lartë, Kolegji Administrativ Tiranë, veprim në papajtueshmëri me nenin 12 pikën 3, të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar”, thuhet në raport.

Konstatimet e KLSH për tenderat

1. Në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga “Liria” Frutikulturë dhe rrethrrotullim”, me fond limit 66,668,100 lekë, është shpallur padrejtësisht fituese kompania…, duke shkarkuar 11,964,644 lekë dëm ekonomik.

2. Në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Abdi Bej Toptani”, me fond limit 76,026,526 lekë, zhvilluar në vitin 2017, është shpallur padrejtësisht fituese kompania…, duke shkarkuar 2,799,160 lekë dëm ekonomik.

3. Në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Demokracia III (Aksi Ura Babrru-Ura Babrru, Fushë Kerçik)”, me fond limit 44,167,408 lekë, zhvilluar në vitin 2016, është shpallur padrejtësisht fituese kompania…, duke shkarkuar 9,547,365 lekë dëm ekonomik.

4. Në procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i rrugëve kodër e kuqe (Konferenca e Bujanit+Ndoc Gjetja+impiani i shkarkimit të Bovillë”, me fond limit 51,960,948 lekë, është shpallur padrejtësisht fituese kompania…, duke shkarkuar 5,587,770 lekë dëm ekonomik.

5. Në procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion qendra shëndetësore Kamëz”, me fond limit 69,894,608 lekë, është shpallur padrejtësisht fituese kompania…, duke shkarkuar lekë 3,792,127 lekë dëm ekonomik.

6. Në procedurën e prokurimit me objekt “Kryerja e Sherbimit te Pastrimit ne Territorin e Komunës Paskuqan”, (ish-Komuna Paskuqan), me fond limit 18,500,000 lekë, është shpallur padrejtësisht fituese kompania…, duke shkarkuar lekë1,401,363 lekë dëm ekonomik./ shqiptarja

a.ç

Next Post
Preku gruan me burka, shitësi dënohet për abuzim seksual

Preku gruan me burka, shitësi dënohet për abuzim seksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In