• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

KLSH auditon degët e Thesarit në vend, problemet që konstatoi nga pajisjet e amortizuara tek sistemet e dyta për energjinë

by Java News
10/12/2019 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar katër degë të Theasrit në drejtoritë e Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Lezhës ku duket se ka konstatuar të njëjtat problematika duke nisur nga pajisjet e amortizuara, tek sistemet e dyta të sigurimit të energjisë përmes gjeneratorëve të dalë jashtë funksionit.

Në raportin e bërë publik lidhur me sistemet e Teknologjisë së Informacioni në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, KLSH merr në analizë një sërë elementësh duke prekur edhe pjesën e degëve të Thesarit. “Një nga problematikat e shpeshta të hasura në degët e thesarit nëpër rrethe është amortizimi i pajisjeve PC, printer/skaner etj. Nga verifikimi në terren në 4 degë rajonale (Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë) në të cilat ofrohet shërbim për institucionet përkatëse sipas zonave, u konstatua se: Dega e thesarit Vlorë përmbledh Bashkitë: Vlorë, Selenicë dhe Himarë dhe përpunon 50 institucione buxhetore. Godina ku është e lokalizuar dega së thesarit është në pronësi të shtetit. Shpenzimet që kryente Dega ishin blerje të vogla kancelari, etj, ndërsa shpenzime për investime mbuloheshin nga MFE, përfshirë këtu edhe furnizimin me pajisje kompjuterike dhe aksesorët e tyre TIK” nënvizojnë Financat.

Në degën e Vlorës auditimi konstatoi se ka mungesë UPS për rastet e luhatjes apo ndërprerjes së energjisë, gjeneratori ka kohë i dalë jashtë funksioni, godina ku ndodhet dega e thesarit ka ndërprerje të vazhdushme të energjisë, pajisjet janë të amortizuara ndërsa pajisjet e reja të pa vëna në punë.

Dega e Fierit e cila ërmbledh Bashkitë: Fier, Roskovec dhe Patos dhe përpunon 47 institucione buxhetore ka të njëjtat problematika me përjashtim të faktit që disponon një UPS. Gjithsesi sipas KLSH dega ka mungesë në staf.

Drejtoria e Lezhës përmbledh Bashkinë Lezhë dhe përpunon 32 institucione buxhetore. Ajo vuan të njëjtën problematikë në pajisje ndëkrohë që ndërprerjet e energjisë ndikojnë edhe tek ndërpreja shërbimit.

Në drejtorinë e Shkodrës përmbledh Bashkitë: Shkodër dhe Vau i Dejës dhe përpunon 56 institucione buxhetore dhe paraqiti të njëjtat problematika si tre të tjerat.

Në finale KLSH ka kërkuar që Ministria e Financave dhe AKSHI të marrin masa për pajisjen dhe standardizimin e infrastrukturës IT të degëve të thesarit, me qëllim sigurimin e kushteve optimale për ofrimin e shërbimit dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje. /Monitor/

Next Post

Shtypi i ditës, e martë 10 dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In