Janë zbardhur vlerësimet e bëra nga KLP për kandidatët për SPAK. Janë 2 vende vakante dhe 4 kandidatë ndërsa KLP ka vlerësuar pas intervistimeve me 174 pikë Sotir Kllapin.
Në vend të dytë është Dritan Prençi me 171 pikë, ndjekur nga Vladimir Mara me 168 pikë dhe Dorina Bejko me 158 pikë.
Ditën e djeshme u zhvilluan intervistat jo më shumë se 45 minuta nga KLP për të gjithë kandidatët për SPAK. (BW)
/e.rr











