Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku rend i ditës janë komandimi i 6 prokurorëve pranë këtij institucioni si dhe kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku.
Ndërkohë janë miratuar unanimisht emrat e 6 këshilltarëve të komanduar të cilët janë: Arjan Mucaj, Mihallaq Bleta, Ornela Rrumbullaku, Artur Cara, Mirela Kapo dhe Vitjuna Mata
Më herët, kreu i grupit Parlamentar të LSI, ka kërkuar që Marku të shkarkohet nga ky post, pasi sipas Petrit Vasilit, ajo ka përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.