Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot dy prokurorë të rinj për në Prokurorinë e Posaçme.
Pasi intervistave me 3 kandidatë për në SPAK, KLP ka vendosur që në prokurorinë e posaçme të emërohen Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, ndërsa është skualifikuar Sonila Muhametaj (Domi).
Tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emëruar nga KLP.
Renditja e tre kandidatëve bashkë me pikët përkatëse: Elvin Gokaj 216 pikë, Alfred Shehu 211 pikë, Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë.
/a.r