• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi vizitë në SHBA, takime në DASH e Bankën Botërore

by A R
25/03/2016 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi një vizitë punë në Uashington DC.

Gjatë kësaj vizite Ministri Klosi zhvilloi takime në Departamentin e Shtetit, në Departamentin e Punës si dhe në Bankën Botërore.

Ministri Klosi u prit në takim nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Tom Yazdgerdi,i cili vlerësoi reformat e ndërmarra nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mbrojtjen  e shtresave vunerable, komunitetin rom, politikat rinore dhe barazinë gjinore.

Nga bashkëbiseduesit, Shqipëria u cilësua histori suksesi për respektimin e kuotave gjinore, në një pjesë të konsiderueshme të institucioneve vendimarrëse, me prirjen për të patur përfaqësim të barabartë në të gjithë nivelet e vendimarrjes. Yazdgerdi vlerësoi gjithashtu rolin e lidershipit në rajon të Shqipërisë në fushën e rinisë, sikundër u vlerësua prej tij vëmendja e shtuar ndaj shtresës së ish të persekutuarve dhe përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Në takim u diskutua edhe kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, ku prej disa muajsh është prekur edhe Ballkani.

Ministri Klosi deklaroi se Shqipëria as nuk i hap e as nuk i mbyll kufijtë, por është në koordinim të plotë dhe në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian dhe partnerët europianë.

Në Departamentin e Shtetit, Klosi u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Punën, Phil Kaplan.

Gjatë këtij takimi, Klosi bëri një ekspoze të punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë duke u ndalur veçanërisht në çështjet që lidhen me komunitetin rom në Shqipëri.

Ministri Klosi u shpreh se dikasteri që ai drejton po punon për të koordinuar punën me të gjitha strukturat qeveritare që janë të përfshira në zgjidhjen e problemeve që has komuniteti rom dhe se një nga synimi i qeverisë është dhe punësimi i anëtarëve të këtij komuniteti.

Më pas, Klosi foli dhe për zhvillimet më të fundit në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT, duke nënvizuar përmirësimin e gjendjes në Shqipëri në lidhje me pranimin e këtij komuniteti, sidomos gjatë tri viteve të fundit.

Sa i përket gjendjes së të drejtave të njeriut në vend, Klosi theksoi se gjatë 25 viteve të fundit janë bërë përparime të jashtëzakonshme, por Shqipëria ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Kaplan vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushat e përmendura nga Ministri Klosi,  duke shprehur interesin për  ekspozimin e Shqipërisë nga kriza e refugjatëve në Evropë.

Në përgjigje të këtij interesimi, Ministri Klosi tha se deri më tani Shqipëria nuk është në rrugën e tranzitit të refugjatëve që kërkojnë të arrijnë në BE, por se vendi ynë gjithsesi është duke marr masat. Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me krizën, Ministri Klosi theksoi se ai është i njëjtë me qëndrimin e BE-së. Ministri Klosi zhvilloi gjithashtu dhe një takim me znj. Judith Heumann, Këshilltare e posaçme për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë këtij takimi Ministri i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit dhe vështirësitë e hasura në lidhje mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Ai theksoi se megjithëse pagesat kanë filluar të shpërndahen rregullisht, pengesë është hasur për shkak të mungesës së bazës së të dhënave për personat që kanë përfituar në të shkuarën.

Ministri Klosi  e njohu znj. Heumann me Planin e Veprimit për këtë kategori që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave së shpejti,  si dhe me planin për punësimin e tyre.

Next Post

Vizita historike e Obama-s në Kubë, gjithçka përmes fotove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In