• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi: Vetëm 20% e të papunëve të regjistruar shkojnë në tregun e punës‏

by A R
21/10/2015 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e punësimit dhe kualifikimi i krahut të punës sipas kërkesave të tregut, për ministrin e MSR-së, Blendi Klosi, përbëjnë dy nga sfidat kryesore të punës së tij në krye të këtij institucioni.

Ai ka marrë pjesë sot në tryezën e rrumbullakët të Konsujve të Nderit në Shqipëri, me temë “Diplomacia ekonomike dhe nxitja e punësimit”, ku në fjalën e tij ka theksuar se një nga mundësitë e luftimit të papunësisë është pikërisht arsimi dhe formimi profesional. 

“Një shtyllë e rëndësishme e programit të punës sime është konkretizimi i lidhjes trekëndore Biznes – Arsim e Formim Profesional – Tregu i Punës.

Duke e marrë si shembull sistemin dual gjerman, ne besojmë shumë që do të sjellë një ndryshim rrënjësor në tregun e punës: Nxënësit do të kenë formimin dhe certifikimin adekuat me kërkesat e biznesit, me një shans shumë më të madh për një punë të denjë, të mirëpaguar dhe të siguruar dhe jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë europian apo global të punës”, – tha ministri Klosi. 

Gjithashtu, ai bëri të ditur se një tjetër përpjekje e MMSR-së në kuadër të përgatitjes së një krahu pune të kualifikuar është edhe ajo për të krijuar mundësi formimi profesional për të gjithë ata nxënës të gjimnazeve që nuk hyjnë dot në universitete.

“Ata janë mjaft të arsimuar, por iu mungon profesioni. Hapja e një sistemi kualifikimi profesional post-sekondar, për të cilin ka nevojë tregu në përshtatje me sektorët e ekonomisë, do të jetë një nga ofertat e reja të Formimit Profesional”, – tha Klosi. 

Duke iu referuar pikërisht të dhënave zyrtare nga Zyrat e Punës, ai ka theksuar se, pavarësisht se numri i atyre që regjistrohen si të papunë është i madh, vetëm një përqindje e vogël e tyre janë të gatshëm që të pranojnë një punë që u ofrohet nga këto zyra dhe kjo për mungesë të një profesioni apo edhe të dëshirës.

“Ne kemi një nivel relativisht të lartë papunësie të regjistruar në Zyrat tona të Punës, por vetëm 20% e tyre shkojnë në tregun e punës, ku ju bëhet ndërmjetësimi me punëdhënësit në bazë të formimit profesional, dhe kjo është pjesa aktive e tregut të punës; 80% e punëkërkuesve i përkasin tregut pasiv, që marrin një pagesë papunësie të përkohshme. I vetmi justifikim është mungesa e aftësive profesionale.

Synimi ynë është tepër ambicioz: të përmbysim shifrat duke shkuar 80% në tregun aktiv të punës dhe 20% në tregun pasiv, ku mund të hyjnë moshat madhore të pakualifikuara. Rruga e zgjidhjes se këtij synimi është Arsimi dhe Formimi Profesional”, – theksoi ministri Klosi.

Next Post

Surprizon Netanjahu: Holokaustin s'e bëri Hitleri, por palestinezët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In