• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Tolerancë zero për këdo që ushtron dhunë ndaj fëmijëve

by A R
01/04/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka reaguar ndaj rastit të dhunës së ushtruar ndaj nje  femije në Shtëpinë e Foshnjes në qytetin e Durrësit, duke marë masa dhe vleresuar ngjarjen si tejet të rëndë e të patolerueshme, cka eshte denoncuar në media.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, prej momentit të shfaqjes së pamjeve në media, urdhëroi marrjen e të gjitha masave për zbardhur në mënyrë të plotë ngjarjen dhe ndëshkimin e të gjithë personave përgjegjës.

“Dhuna e ushtruar ndaj një fëmije në Shtëpinë e Foshnjes Durrës përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të fëmijës,  të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Ligjin e Mbrojtes së të Drejtave të Fëmijës. Sikundër përbën shkelje edhe të standarteve të qendrës së përkujdesit dhe e Kodit të Sjelljes së punonjësit në këto institucione. Pushimi nga puna nga bashkia Durrës i punonjëses Dafina Fama, që ka shkaktuar dhunën dhe çuarja e saj për ndjekje penale nga policia e prokuroria, janë vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së plotë të këtij rasti të rëndë dhe identifikimit të të gjitha përgjegjësive të drejtueses dhe stafit të këtij institucioni’, nënvizohet në njoftimin zyrtar.

Po ashtu, ministri Klosi urdhëroi menjëherë ngritjen e një grupi kontrrolli, i drejtuar nga Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, i cili po kryen kontroll në këtë Qendër për të analizuar  në thellësi rastin e ndodhur të dhunës, për të identifikuar qartë përgjegjësitë,  jo vetëm të punonjëses së përfshire në këtë ngjarje të rëndë, por edhe të stafit të qendrës e drejtueses së saj. Ministri i është drejtuar bashkisë Durrës me kërkesën e  largimit gjithashtu të drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, për përgjegjësinë e menaxhimit dhe drejtimit të stafit, si dhe përgjegjësinë për mirëqënien dhe sigurinë e femijëve.

Nga rasti i dhunës në Shtëpinë e Foshnjes Shkodër, prej korrikut të 2015, MMRS ka marrë masa për parandalimin e rasteve të tilla përmes testimit të punonjësve për njohuritë, si dhe për standartet, ku njëri prej elementeve ka te bëjë me parandalimin e dhunës. Duke dënuar ashpër rastin e dhunës në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ministri Blendi Klosi garanton se do të vijojë puna për parandalimin e cdo rasti të ngjashëm dhe rikonfirmon tolerancën zero ndaj cdo keqtrajtimi apo abuzimi të fëmijëve, veçanërisht atyre në Qëndrat e përkujdesit.

Next Post

Serbi i gjuan me armë nëntë shqiptarë të mitur

Comments 1

  1. genti says:
    10 years ago

    Shume pa edukat ristani,,,,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In