• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Sigurimet e shqiptarëve në SHBA, shpejtojmë negociatat

by A R
26/03/2016 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington DC, zhvilloi një takim me Zëvendës Nënsekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin e Punës, Eric Biel.

Ministri Klosi bisedoi me Biel për një çështje me mjaft interes, atë të njohjes së sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA-së, negociatat për të cilat tashmë kanë nisur. Ministri Klosi i shprehu zyrtarit amerikan interesin e palës shqiptare për arritjen sa më shpejt të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke përmendur një sërë marrëveshjesh të ngjashme të nënshkruara me vende si Gjermania, Kanadaja. Shqipëria ka mundur të përmbyllë marrëveshjet për njohjen e sigurimeve shoqërore me mbi 15 shtete.

Ministri Klosi kërkoi mbështetjen e Departamentit të Punës për të shtyrë procesin përpara dhe bërë të mundur arritjen e marreveshjes, që do t”ju shërbejë mijëra shtetasve shqiptarë që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Klosi mori garancinë e zyrtarit Biel se do të sjellë në vëmendjen e drejtorisë përkatëse çështjen e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve, për të bërë të mundur nënshkrimin sa më shpejt të saj. Gjatë këtij takimi, ministri Klosi e njohu Zëvendës Nënsekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin e Punës me reformat e gjithanshme të Shqipërisë në fusha si pensionet, asistenca sociale, etj, duke u ndalur veçanërisht tek puna e qeverisë në lidhje me rikthimin e vëmendjes tek formimi profesional në Shqipëri. Biel vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për ringritjen e arsimit profesional.

Next Post

Vijojnë pa rezultat kërkimet për trupin e 23-vjeçarit mbytur në grykëderdhjen e Vjosës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In